Amoraliteti me sjelljen asertive
Ne mjaft fjalore terminologjike dhe komentare te menaxhimit politik, shprehja, "Sjellje asertive" shpjegohet ne pergjithesi si një sjellje që i mbron interesat e personaliteteve, pa i cenuar ato të të tjerëve. Këtu përfshihet aftësia ose prirja për të thënë ndonjëherë 'Jo!', pa dëmtuar kërkesat e partnerëve. Ndërkaq, shprehja në fjalë merr edhe kuptimin për të deklaruar në raste të caktuara që je i gatshëm të heqësh dorë nga ato kërkesa, pa u shqetësuar për pasojat që mund të rrjedhin prej një refuzimi të tillë. Mbi këtë bazë janë formuluar në tekstet e kësaj fushe edhe disa rregulla si, për shembull: "Ke të drejtë të vlerësosh sjelljen tënde personale, mendimet, emocionet dhe të jesh i hapur për to", "Ke të drejtë të ndryshosh pikëpamjet e tua", "Ke të drejtë të jesh i pavarur nga synimet e të tjerëve" etj. Dhe pas renditjes së tyre, në çdo rast zë vend këshilla: "Përpiquni t'i mbani mend këto rregulla dhe t'i kujtoni kur të keni probleme gjatë komunikimit".
Por, në përvojat politike, jo gjithmonë dëgjohen deklarime dhe hasen veprime që i përgjigjen këshillës për mortalitetin e kësaj sjelljeje. Në të kundërt, ato e dyzojnë thelbin e kategorisë etike, duke bërë që nën emrin e saj, përmbajtja e një sjelljeje të tillë të deformohet plotësisht dhe me ndërgjegje të plotë. Sikurse jo çdo pentagram i quajtur ashtu-kështu 'prelud' shkruhet profesionalisht për t'iu përgjigjur tingujve hyrëse të një pjese muzikore për flaut. Dhe, sidomos në praktikën e rreth një viti të fundit të zhvillimeve politike në vendin tonë, sjellja asertive e ndonjë force politike ashtu siç i mashtron, edhe i zhgënjen mbështetësit e afërt të saj, si edhe një masë të madhe të elektoratit të krahut, për të cilin është deklaruar se i përket ajo forcë.
Shembujt më konkretë jo të mortalitetit, por të amoralitetit të kësaj sjellje i gjejmë te aktiviteti i lidershipit aktual, të asaj që është vetëquajtur 'Lëvizja Socialiste për Integrim'. Ende nuk ka ndodhur që të jetë harruar se, deri dy ditë përpara zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit të vitit të kaluar, drejtuesit e kësaj Lëvizjeje, veçanërisht primari i tyre, nuk lanë thirrje dhe deklaratë pa bërë kundër koalicionit pushtetar, madje duke e paralajmëruar këtë të fundit që të mos guxonte të grabiste apo të manipulonte votat. Se si u shndërruan ata pakëz më pas thjesht në 'priftërinj të moralit', duke mbushur radhët e korit të liturgjive të këtyre grabitjeve, për të mbajtur në këmbë koalicionin 'kundërshtar', që të përfitonin ca poste mikluese, kjo është tashmë e njohur fare mirë për lexuesin.
Nejse, kjo shfaqje e maskaradës elektorale ende nuk ka përfunduar. Le ta hedhim vështrimin, së paku në tre - katër muajt e fundit. Konkretisht, etja për pushtet të pakufizuar të Kryeministrit solli, veç të tjerash, edhe konflikt me Kryetarin e Shtetit, duke bërë që deputetët e komanduar tërësisht prej të parit të mos jepnin pëlqimin për dekretet presidenciale të emërimeve të disa kandidaturave me integritet të dallueshëm politik e profesional, për anëtarët të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Gjatë diskutimeve të këtyre kandidaturave në Komisionin Kuvendor të Ligjeve, përfaqësuesit e LSI-së shprehën publikisht vlerësimin për figurat e atyre aplikantëve, që kuptohej qartë se do të kontestoheshin nga shumica e shumicës së deputetëve maxhoritar. Dhe në seancë plenare, anëtarët e Kuvendit të zgjedhur me siglën e LSI-së votuan në 'kundërshtim' me kolegët e vet koalicionistë, ndonëse ky qëndrim gjoja non sens i tyre nuk ndryshonte rezultatet e votimeve.
Mirëpo atë kohë, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste vazhdonte t'i qëndronte (si edhe sot) kërkesës së vet këmbëngulëse për transparencën e zgjedhjeve të vjetshme, mospërmbushja, e së cilës nga maxhoranca dhe institucionet praktikisht të varura prej saj do të impononte mos votimin nga pjesëtarët e këtij grupi të asnjë ligji apo vendimi që do të donte për t'u miratuar shumicë votash, qoftë të cilësuar, qoftë absolute, qoftë edhe të thjeshtë. Kështu pra, përfundimisht mosdhënia e pëlqimit në Kuvend për kandidaturat përkatëse krijoi gjithashtu një keqkuptim të shprehur edhe nga një pjesë e opinionit publik, madje edhe nga shtypi, se dy aplikantët e nderuar 'i mori në qafë' opozita që nuk mori pjesë në votim. Megjithatë, askush nuk mund të vinte dorën në zjarr, se me pjesëmarrjen në ato seanca plenare të të gjithë deputetëve opozitarë, do të bashkonin me 'ta votat 'pro' të mandatuarit e LSI -së. Jo, sipas të gjitha gjasave, këta të fundit ose do të mungonin 'aksidentalisht' në sallën e Kuvendit ose do të abstenonin, për të mos prishur qejfin e maxhoritarëve dhe sidomos të Kryeministrit, që nga malli dhe nga halli i duhet të vërë nën zap edhe organin e rishikimit kushtetues, edhe instancën më të lartë të sistemit gjyqësor të juridiksionit të zakonshëm. E njëjta skemë do të ndiqej edhe nëse do të arrihej të votohej Projektligji për ndryshimet në Ligjin e SHISH-it, pavarësisht që Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe deputetët e 'fraksionit' të tij ishin shprehur paraprakisht kundër këtyre ndryshimeve nga frika e autoritetit të NATO -s dhe nga ajo e 'mërisë' së qeverive të shteteve potencialisht dhe strategjikisht si aleatet më të mëdha e më të domosdoshme të Shqipërisë. Dhe, puna e solli të shpëtohej 'nderi' i LSI -së, kur deklarimi refuzues rreth atij Projektligji (ndoshta për të njëjtat arsye) nga ana e tre deputetëve të Partisë Demokratike në Komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare, nuk mund të mos e detyronte Kryetaren e Kuvendit të ndryshonte rendin e ditës. Sidoqoftë, në këto raste binte erë të rëndë hipokrizia e përdorur, përderisa tek përhapej në publik opinioni i shumëpritur, por edhe i gabuar, që me këto demek qëndrime kundërshtuese të LSI -së mund të çohej në prishje të koalicionit qeverisës, ca të zgjedhur dhe nëpunës të saj nxitonin të dilnin në konferenca shtypi, për të pohuar fort, njëzëri, se ky koalicion qëndronte përsëri i bashkuar. Ndërkaq, madje edhe më tej, velua jo shumë e trashë e kësaj hipokrizie u shpalos e tëra në shesh, kur Ndihmë-sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Gordon iu përgjigj me tone të ashpra, aspak diplomatike, me kërkesë dhe në emër të Zonjës Klinton, letrës që i kishte dërguar kësaj ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Meta, me ankesa ndaj Ambasadorit të SHBA në Tiranë, Uidhers, i cili edhe për rastet e treguara më sipër që u përmbahen linjave të rëndësishme të Demokracisë dhe Shtetit të së Drejtës, publikisht i kishte tërhequr vëmendjen Qeverisë 'Berisha' për moscedime në këto linja. Ndonëse kreu u LSI-së u përpoq ta konsideronte këtë akt si një fiksion të mediave, vellon e tij e degdisi s'dihet se ku era e fortë E Atlantikut të Veriut.
Ndërkohë, amoraliteti me sjelljen asertive të Metës me shokë pritet të mos i hyjë më si shumë në punë as shefit të tyre, liderit të koalicionit tonë qeverisës, i cili tashmë po përfundon së thururi aleancën me deputetët çamë.