E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfidat e Planit te Ahtisarit ne veri Zijadin Gashi

Perfaqesuesit e serbeve nga pjesa veriore e Kosoves, kundershtojne deklaratat e kryeministrit te Kosoves, Hashim Thaci, se dokumentet e vetme valide per zgjidhjen e problemit te veriut jane Pakoja e Ahtisarit dhe Kushtetuta e Kosoves. Ata thone se njohin vetem Rezoluten 12 44, ligjet dhe institucionet e Serbise, por jo edhe ato te Republikes se Kosoves. Perfaqesuesit politike te komunitetit serb nga pjesa veriore e Kosoves ritheksojne se do ta kundershtojne zbatimin e Pakos se Ahtisarit ne veri.
Per dallim nga pjesa tjeter e spektrit politik serb ne pjeset qendrore e lindore, perfaqesuesit ne veri thone se dokumenti i vetem valid per ta eshte Rezoluta 12 44 dhe jo Pakoja e Ahtisarit apo Kushtetuta e Kosoves, dokumente ne te cilat kryeministri i Kosoves thirret se do te bazohet per zgjidhjen e problemeve ne veri.
Njeri nga perfaqesuesit e serbeve ne veri, Marko Jakshic, thote se kahere ka theksuar se Plani i Ahtisarit eshte menduar qe te zbatohet per krijimin e shtetit te dyte shqiptar ne Ballkan. Rezoluta 12 44 eshte arma me e forte ne duart e Serbise dhe pengesa me e madhe ne krijimin edhe te nje shteti te ri shqiptar ne Ballkan.
"Rezoluta 12 44 eshte arma me e forte ne duart e Serbise dhe pengesa me e madhe ne krijimin edhe te nje shteti te ri shqiptar ne Ballkan", thote Jakshic, duke injoruar cdo mundesi qe serbet e veriut ta pranojne nje dokument tjeter, si Pakoja e Ahtisarit.
Jo vetem institucionet e Republikes se Kosoves, por edhe misioni i BE-se per sundim te ligjit, EULEX, eshte i padeshiruar per serbet e veriut, perderisa, sipas tyre, ky mision zbaton Planin e Ahtisarit. Nje lider tjeter i serbeve ne veriu, Milan Ivanovic, thote se problemet politike ne veri dhe ne gjithe Kosoven jane krijuar me shpalljen e njeanshme te pavaresise se Kosoves dhe sjelljet e pranise nderkombetare qe, sipas tij, po mundohet ta jetesoje kete pavaresi. "Para se gjithash, mendoj ne EULEX-in qe sillet se ka mandat ne Planin e Ahtisarit dhe injoron Rezoluten 12 44 dhe ketu qendron problemi kryesor", shprehet Ivanovic. Perderisa serbet e veriut kembengulin se nuk do t'i njohin institucionet e shtetit te Kosoves dhe se do te punojne vetem mbi bazen e ligjeve te Serbise dhe Rezolutes 12 44, Qeveria ne Prishtine ka paralajmeruar se do te gjeje zgjidhje atraktive ne veri, por vetem mbi bazen e ligjeve te Republikes se Kosoves dhe Planit te Ahtisarit.
Zevendeskryeministri Hajredin Kuci thote se Pakoja e Ahtisarit u ofron serbeve me shume te drejta sesa qe aktualisht ka cilido minoritet ne vendet anetare te Bashkimit Evropian. "Ne kemi menduar gjithmone qe te jemi atraktiv per qytetaret serbe atje, ndersa imponues per ata qe e shkelin rendin dhe ligjin".
"Dhe, ne kete drejtim do te provojme qe implementimin e Pakos se presidentit Ahtisari, Kushtetutes e ligjeve ta bejme me atraktivitet, por ne momente te caktuara edhe permes ligjit", deklaron Kuci. Anashkalimi i Pakos se Ahtisarit eshte kundershtuar disa here edhe nga opozita. Nenkryetari i Aleances Kosova e Re, Ibrahim Makolli, thote se nuk ka nevoje per zgjidhje te reja, perderisa ekziston nje zgjidhje e mire. Perderisa ne kemi nje zgjidhje dhe gjithcka eshte ndertuar ne mbeshtetje te kesaj zgjidhjeje, askush nuk duhet te pretendoje te krijoje brenda Kosoves modele te vecanta...
"Perderisa ne kemi nje zgjidhje dhe gjithcka eshte ndertuar ne mbeshtetje te kesaj zgjidhjeje, askush nuk duhet te pretendoje te krijoje brenda Kosoves modele te vecanta, sepse kesisoj do te rrezikohej ne radhe te pare teresia e Kosoves dhe funksionimi i shtetit", thote Makolli. Nder aktivitetet e para qe Qeveria e Kosoves dhe Zyra Civile Nderkombetare i parashohin ne veri, jane decentralizimi i pushtetit, krijimi i komunes se Mitrovices veriore dhe organizimi i zgjedhjeve lokale ne kete komune te re dhe tri komunat veriore me shumice serbe. Ne anen tjeter, perfaqesuesit politike te serbeve ne veri kane paralajmeruar ne disa raste se do t'i kundershtojne zgjedhjet dhe ngritjen e institucioneve lokale te Kosoves ne ate pjese, duke perseritur se do t'u nenshtrohen vetem proceseve zgjedhore qe do t'i organizoje shteti i Serbise.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›