Amortizimi i këmbëve të urës në Shkodër, i pasigurt kalimi

Banorët shprehen se gjendja e urës është shumë e keqe aq sa nuk ka ku të shkojë më, e për këtë mbeten vetëm me shpresën që të vihet dorë për riparimin e saj..
Sipas banorëve përveçse bëhet shkak për bllokimin e trafikut , ura një kalimesh ka çuar nga konflikte banale, e deri në përleshje fizike mes shoferëve.
Ura e Bardhajve është ndërtuar në vitin 1995 dhe pas kaq vitesh rrezikon të shembet. Degradimi i saj ka ardhur si pasojë e dëmtimeve të shumta tek bazamenti, bordurat mbrojtëse dhe këmbët e saj. Prurjet e dendura të lumit Kir e kanë gërryer ndër vite.
Gazetar: Mirsad Rakaj
/rtsh.al/