E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rritet graviteti i aksidenteve rrugore/ Mjekët: Kemi më shumë të sëmurë të politraumatizuar

Që nga 1 Janari janë shënuar 935 aksiedente rrugore që do të thotë se 9-10 persona në ditë aksidentohen. Në korrik kjo mesatare sipas urgjencës kombëtare ka shkuar në 14 persona për shkak të fluksit të levizjeve. Krahasuar me një vit më parë mjekët e spitalit të traumës konstatojnë një ulje të pacientëve që paraqiten por ata vijnë të politraumtazuar.

“Krahasuar me vitet e kaluara kemi ulje të pacientëve që paraqiten me probleme të traumatologjisë por kemi një rritje të  gravitetit të traumës.

Në një pjesë të mirë të rasteve kemi të sëmurë të politraumatizuar të cilët janë shkak i një aksidenti me shpejtësi të madhe, ose shkak i përplasjes makinë me motorr. Kemi edhe shumë raste nga motorrët skuter dhe monopatinat“, shpreh Demiraj.

Por ndonëse është rritur graviteti I rasteve që paraqitet, fatalitetet për fat të mirë sipas dr. Zamir Demriaj nuk janë shtuar.

“Për fatin tonë të mirë nuk janë rritur fatalitet. Janë përmirësuar masat dhe kushtet e pranimit në urgjencë dhe pavione dhe është rritur rentabiliteti I spitalit. Janë siguruar kushte shumë të mira për operacione dhe nuk mungojnë materialet e osteosintezës të cilat kanë qënë problem i madh për vitet e kaluara. Kjo na siguron intervente në kohë dhe cilësi tek pacientët”, thekson ai.

Gurpmoshat janë ato më të rejat. 18-30 vjeç dhe shkaqet janë ato klasiket.

“Anamneza na tregon se aksidenti ka ndodhur ose nga shpejtësia e lartë e qarkullimi në rrugë ose për arsye të alkolit dhe përdorimit të substancave të tjera”, shpjegon Demiraj.

Klasifikimi I ngjarjeve në rrugë tregon se traumat nga aksidentet me motora dhe biçikleta, si dhe atyre nga këmbësorët janë pothuajse të njëjta me ato me makina.

TABELA

1 janar– 27 Korrik 2023                              935 aksidente rrugore

Viti 2023                                                              Mesatarja ditore e aksidenteve

janar

  8  persona

shkurt

  8  persona

mars

  8  persona

prill

  8  persona

maj

  9  persona

qershor

10  persona

korrik

14  persona

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›