Amortizimi i rrugëve, pengesë për tregtimin e produkteve nga fermerët
zhvillimin ekonomik të arritur gjatë viteve të fundit, popullata shqiptare mbetet kryesisht rurale, ku varfëria vijon të jetë endemike. Një studim mbi varfërinë dhe shkaqet e saj doli në konkluzionin se pas punësimit dhe të ardhurave, shumë shqiptarë e konsiderojnë mungesën e infrastrukturës si një nga shkaqet kryesore të standardit të ulët të jetesës, thotë Banka Botërore në një njoftim për shtyp. 49 për qind e prodhuesve në zonat rurale thanë se mungesa e mjeteve të transportit, mbi të gjitha rrugëve të përshtatshme për të gjitha stinët, qe problemi kryesor i aktivitetit të tyre tregtar. Ata thonë se rrugët e këqija janë edhe një prej shkaqeve të emigrimit nga zonat rurale në drejtim të zonave urbane, si dhe pengojnë shpërndarjen e duhur të shërbimeve arsimore e shëndetësore, thotë BB.
Programi i Bankës Botërore ka financuar ndërtimin e rrugëve rurale për 26 bashkësi, ndërsa programi ka financuar edhe trajnimin e banorëve vendas për mirëmbajtjen e rrugëve.
Vendet më të bukura të Shqipërisë, këtë vit në National Geographic
Lokalitetet më të mira turistike të vendeve të Ballkanit do të publikohen në një edicion të posaçëm të revistës së njohur National Geographic. Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë ballkanase, sipas të cilave në revistë do të prezantohen vendet më të bukura të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Kosovës. Përmes këtij prezantimi, të mundësuar nga agjencia amerikane USAID, lexuesve të revistës do tu propozohet të vizitojnë lokalitete të pasura turistike dhe kulturore të vendeve të rajonit. Ekspertët e "National Geographic" sugjerojnë turin që parashikon plazhe të rralla, kështjella dhe vende mesjetare. Më pas udhëtimi vazhdon drejt veriut të detit Adriatik duke kaluar përmes qyteteve historike të Shqipërisë dhe plazheve të virgjëra. Vendi i dytë në listën e shteteve që ia vlen për të vizituar si turist këtë vit është Shqipëria. Këtë herë nuk jemi renditur si një vend që ofron turizëm postkomunist apo frikën e një aventure në një vend të pasigurt. Shqipëria këtë herë është vlerësuar si vendi më i mirë në botë ku mund të gjesh ujërat më të pastra dhe plazhet më të virgjëra. Klasifikimi është bërë nga netëork-u i njohur "National Geographic", i cili përfshin disa kanale televizive dhe revista të dedikuara ekskluzivisht aventurave turistike dhe vendeve më të bukura të botës.