E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e Godos, PS ngushëllon familjen

Tiranë- Partia e Socialiste përmes një deklaratë për shtyp ka shprehur ngushëllimet në emër të kreut Rama si dhe të gjithë socialistëve për humbjen e politikanit, shkrimtarit Sabri Godo. Duke vënë theksin në kontributin që ka dhënë Godo në jetën politike gjatë viteve të tranzicionin shqiptar, veçanërisht në hartimin e Kushtetutës së vendit.

“Në emër te socialistëve shqiptare kryetari Edi Rama i shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjes së Sabri Godos. Sabri Godo ishte një kundërshtar politik i Partisë Socialiste por ka qenë e do të mbetet për ne një figurë e respektuar e këtyre dy dekadave tranzicion, si njëri ndër autorët e Kushtetutës së Shqipërisë dhe si një aktor me rëndësi i jetës politike shqiptare i cili në momentet e vështira të vendit u mundua ngaherë të ndihmojë për të gjetur rrugën e arsyes. Po ashtu Sabri Godo do të çmohet gjithnjë prej nesh për konseguencën e tij në mbrojtjen e interesave e vlerave tona kombëtare”- thuhet në deklaratën për shtyp të PS-së.

Dorina Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Presidenti Topi, ngushëllon Familjen Mbreterore
  2. Tiranë, Sabri Godo shtrohet në spital
  3. Ndahet nga jeta Sabri Godo, në moshën 82-vjeçare

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›