Veprimtaria e Godos, PDIU: Vlera të arta, në historinë tonë moderne
Tiranë- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të politikanit Sabri Godo, me anë të një njoftimi për shtyp, ku ka vlerësuar kontributin e Godos në jetën letrare dhe politike shqiptare. Sipas PDIU-së mbarë shqiptarët humben një personalitet të shquar të skenës dhe politikës shqiptare.
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet me pikëllim të thellë mori lajmin e ndrrimit të jetës së politikanit dhe patriotit të madh, Sabri Godo. Shqiptarët nga të gjitha trevat nga Çamëria në Kosovë humbën një personalitet të shquar të skenës politike dhe shoqërore, një zë të matur dhe të fuqishëm të çështjeve të mëdha të kombit tone- thuhet në deklaratën e PDIU-së.
Duke shprehur ngushëllimet për familjarët e Godos, PDIU-ja ka shtuar më tej se mbarë populli shqiptar i është mirënjohës veprimtarisë së politikanit dhe shkrimtarit Godo, duke e cilësuar si pjesë të ndritur të historisë sonë moderne.
Humbja e Sabri Godos është një trishtim për mbarë kombin shqiptar, i cili i është mirënjohës për aktivitetin e tij politik kombëtar. PDIU gjen rastin të ngushëllojë familjarët e Sabri Godos, duke siguruar se emri i tij do të mbetet me shkronja të arta në historinë tonë modern- thuhet në fund të deklarëtës.
Dorina Bilbili/IDEA
Shkrime të tjera me interes: