Amortizohet tubacioni kryesor. Nje pjese e lagjeve te Vlores pa uje
Amortizimi i tubacionit kryesor të furnizimit me ujë të pijshëm është shkaku i mungesës së tij në disa lagje të qytetit të Vlorës. Për gjendjen në të cilën ndodhet ky tubacion duhet të ishte nxjerrë jashtë përdorimt është shprehur drejtoresha e ujësjellësit Varvara Gjika, por mungesa e fondeve e ka bërë të pamundur ndërhyrjen për normalizimin e situatës.
“Tubacioni kryesor në rrugën Transballkanike të qytetit është komplet i amortizuar. Ujësjellësi i ri që duhet ta kishte nxjerrë jashtë pune këtë tubacion nuk e nxorri jashtë pune. Për këtë arsye ne kemi planifikuar me fondin e vetë ndërmarrjes, prej 8 milionë lekëve të reja, të bëjmë disa punime që të nxjerrim jashtë pune një pjesë të këtij tubacioni dhe kjo është arsyeja kryesore që lagjet fundore të qytetit të Vlorës nuk arrijnë dot të furnizohen me ujë” thotë Gjika.
Projekti për rehabilitimin e ujësjellësit të Vlorës kap shifrën e 23 milion eurove dhe ai parashikonte furnizimin e 80% të qytetit. Punimet për përfundimin e tij janë zvarritur tej afateve të parashikuara por edhe finalizimi i këtij projekti rezulton të ketë dështuar pasi problemet me ujin e pijshëm vijojnë të jenë prezente jo vetëm me mungesat, por edhe ndotjen e tij bakteriale.
Festim Llanaj