Shtyhet sërish gjyqi ndaj Bandës së Lul Berishës
Trupi i gjykues i Gjykatës së Krimeve të Rënda shtyu sot seancën për të pandehurin kyesor të bandës se Durresit, Lul Berisha dhe anëtarët e saj pasi mungonte pikërisht avokati i njërit prej të pandehurve
TIRANE-Seanca e 63-të ndaj Bandës së Durrësit u shty dhe shkak janë bërë sërisht avokatët mbrojtës. Trupi i gjykues i Gjykatës së Krimeve të Rënda shtyu sot seancën për të pandehurin kyesor të bandës, Lul Berisha dhe anëtarët e saj pasi mungonte pikërisht avokati i njërit prej të pandehurve. Avokati i Edvin Hoxhosmanit ka bërë me dije se është në një tjetër gjykim dhe nuk mund të ishte pjesmarrës në gjykimin e klientit të tij që do të zhvillohej gjatë ditës së sotme. Kryegjyqtari i cështjes pa të arsyeshme që të shtyjë seancën.
Gjyqi ndaj Bandës së Durrësit ngjan me një maratonë seancash që vetëm shtyhen. Duket se gjyqi po shkon drejt dështimit pasi 80% e seancave janë shtyrë. Ndërkohë i penduari Adriatik Coli që paraqitet në cdo seancë në cilësinë e dëshmitarit nuk ka mundur të rrëfejë ndaj të pandehurve, pikurisht për shkak të seancave që nuk mundin të zhvillohen.
Për Banden qe drejtohej nga Lul Berisha nga 63 seanca gjyqesore në këto dy vjet gjykim jane zhvilluar vetëm 14. Shumica eshte shtyre per mungese avokateve mbrojtes.
Banda kriminale e Lul Berishes, me drejtues te perbashket Lulezim Berisha dhe Klodian Saliun funksiononte prej vitit 1994 ne qytetin bregdetar. Kjo Bandë dyshohet si autore e nje seri vrasjesh te ndodhura në Durres e Tirane, nga viti 1998 e ne vazhdim, trafikim lendesh narkotike etj.
(d.b/BalkanWeb)