E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rafinja zyrtarisht tek Juventusi

Tjetër goditje në merkato nga Juventusi, që tashmë bëhet akoma më brazilian. Bardhezinjtë kanë marrë nga Shalke mbrojtësin e djathtë Rafinja. Për shërbimet e 23-vjeçarit, Juve ka derdhur 8 milion euro në arkat e klubit gjerman.

Por klubi italian është pranë afrimit edhe të Fabio Grosos, i cili ka vendosur të largohet nga Lioni për t’iu bashkuar shokëve të ekipit kombëtar. Tratativat mund të finalizohen me sukses orët e ardhshme.

Sidoqoftë, Rafinja është një lojtar që kënaq kërkesat e trajnerit Ferrara për një mbrojtës që të avancojë në ndihmë të sulmit. Ish-mbrojtësi i Shalkes, që shumë e krahasojnë me Kafu, është mbrojtësi tipik brazilian: i gatshëm të shtyjë përpara, duke menduar pak për repartin difensiv.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›