Shnajder thotë “po”, tashmë është i Interit
Uesli Shnajder është një lojtar i Interit. Pas takimit në amcientet e klubit spanjoll me drejtuesit dhe agjentin e tij, hollandezi ka pranuar të vihet nën urdhrat e Hoze Mourinjos. Rroga e tij vjetore arrin në 4 milion euro, ndërkohë që Interi do të derdhë në arkat e madrilenëve 15 milion euro.
Pas tratativave të gjata dhe të ngatërruara me drejtuesit e Realit, 25-vjeçari u bind të të pranojë ofertën e italianëve, të cilët do të kenë në dispozicion një talent më shumë.
Takimi i gjatë që pati me drejtuesit e klubit spanjoll dje pasdite e ka bindur më në fund mesfushorin që ekipi i Masimo Moratit është zgjidhja më e mirë për të nga të gjitha këndvështrimet: si nga ai ekonomik, duke parë që rroga e tij vjetore do të shkojë në 4 milion euro, ashtu edhe nga ai teknik, duke parë që Mourinjo i ka rezervuar një vend si titullar në ekip, ndërkohë që tek Reali e priste vetëm tribuna, duke rrezikuar të humbasë edhe vendin në kombëtare për botërorin e ardhshëm.
Uesli Shnajder kaloi tek Reali i Madridit në vitin 2007 dhe ka qenë herë pas here i dëmtuar. Tashmë, 25-vjeçari ka një tjetër mundësi për të treguar vlerat e tij.