Ana nje spiune e shnderruar ne VIP gazetash
Ish-spiunia ruse Ana Chapman e arrestuar muaj me pare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe e derguar se bashku me nje grup rusesh ne atdheun e saj si pjese e nje shkembi mes agjentesh duket se ia ka shtuar shume potencialin joshes ruses kuqalashe. Ish-presidenti Putin e priti vajzen me krahe hapur kur ajo u kthye ne shtepi dhe tani fale se shkuares si spiune ajo eshte ne rruge per tu shnderruar ne nje yll
Starlite eshte nje park i vogel ne periferi te Moskes dy minuta me kembe nga monumenti i poetit legjendar Vladimir Majakovski. Ne nje restorant prane tij serviren bifteke te mire me patate te skuqura dhe muret e tij jane te gjitha te veshura me kopertina te revistes amerikane Life duke filluar qe nga vitet lsquo60. Tek-tuk gjen edhe targa te Cikagos apo shteteve te tjera amerikane. Ne nje ekran te madh ne njerin cep te restorantit transmetohen lajmet e CNN-it.
Ana Chapman spiunia me pamjen e nje Bond-girl ka zgjedhur kete restorant per te ngrene sepse eshte nder te vetmit restorante ne vend qe i kujtojne jeten dhe ambientin ku jetoi per nje kohe te gjate ne Shtetet e Bashkuara. Behet fjale per kater vite teper te vrullshme edhe pse te rrezikshme te cilat i kaloi para se agjentet e FBI-se ta arrestonin ne qershorin e kaluar se bashku me spiune te tjere ruse. Starlite eshte vertet nje cope Amerike ne mesin e Rusise Moskes dhe nje vend takimi shume popullor per ata qe kane qene dhe shkojne shpesh ne kete vend ose me mire qe jetojne te ndare mes Rusise dhe Shteteve te Bashkuara. Keshtu aty prane nje sirian me pasaporte amerikane sapo ka bere porosine e radhes nje sanduic dhe nje Coca Cola. Sherbimet sekrete inteligjente mendojne se ai eshte nje nga njerezit e afert te Viktor Bout tregtarit te famshem te armeve qe aktualisht ndodhet ne pranga dhe ne mesin e nje beteje te madhe ekstradimi. Ky restorant ka pasur gjithmone thashetheme dhe te gjithe pak a shume e dine se eshte nje vend qe pergjohet prej kohesh dhe me intensitet sigurisht per shkak te klienteles se ciles se fundi i eshte shtuar edhe Ana kuqalashja. Ajo eshte ulur ne cepin me te skajshem te nje tarrace qe ndodhet ne katin e siperm te restorantit dhe ka veshur nje fustan te ngushte qe i shkon pas trupit. Fytyra i duket e zbehte krahasuar me floket qe i ka te kuqe flake. Ne rruge sipas fjaleve te saj ve gjithmone syze dhe mban kapele. Dhe ka shume arsye qe ta beje nje gje te tille. Rusia dhe jo vetem ky vend eshte e tejngopur me lajmet e saj te shnderruara tashme ne nje kult qe prej qershorit te kaluar. Tabloidet kane qene te mbushura me rrefime te nxehta per Anen dhe ish te dashurit e saj ne qytetin e lindjes Vollgograd i njohur ndryshe edhe si Qyteti i heronjve per rolin qe pati ne Luften e Dyte Boterore. Anetaret e keshillit te qytetit kane kerkuar qe vajza 28-vjecare te behet qytetare nderi. Gazeta lokale eshte duke sponsorizuar nje konkurs per kengen me te bukur te shkruar per Anen. Teksti i njeres prej kengeve qe ka mundesi qe te fitoje eshte Amerika po spiunon te gjithe dhe armiqte e saj nuk po bejne gjume te qete. Ata po kerkojne Bin Ladenin por cpune ka me te vajza jone Qendroni larg Anes.
Capman eshte bere tashme nje ikone per nje komb te tere dhe ajo perfaqeson dhe simbolizon te gjitha ndjenjat negative per Shtetet e Bashkuara. Por mbi te gjitha ajo eshte pjese e krenarise qe kane ruset per sa i perket sherbimeve inteligjente te cilat ne kete rast dolen me te mira se ato amerikane perderisa punuan ne Amerike nen hunden e FBI-se kater vjet me radhe pa rene ne sy. Por ne nje vend si Rusia edhe sherbimet inteligjente jane te infektuar nga fenomene qe tashme si nje kancer jane perhapur ne te gjithe shoqerine nepotizmi korrupsioni dhe lakmia e madhe per para dhe pushtet. Shefi i sherbimeve sekrete ruse per shembull i kalon fundjavat ne nje shtepi qe e ka ne fshat dhe qe ze nje siperfaqe prej 10 mije kilometrash katrore perfshi edhe zonen rreth shtepise. Paga e tij vjetore eshte 140 mije euro dhe nuk mjafton aspak per te paguar gjithe ate prone madheshtore ne nje nga zonat me te bukura te periferise se jashtme te Moskes. Nderkaq ai ka edhe nje apartament prej 500 metrash katrore ne Moske. Ruset jane shume familjare me keto shifra sepse Presidenti i vendit Medvedev i ka detyruar shefat e sherbimeve inteligjente qe te publikojne te ardhurat e tyre. Ana me nje ndjesi te qarte vetesigurie ndersa qendron e ulur ne restorantin e famshem personifikon mizerjen e vendit te saj. Ajo nuk eshte ndonje spiune mjeshtre as ndonje krijese e KGB-se dhe kjo pjeserisht per shkak te efikasitetit te saj. Ajo eshte nje nepunese terheqese jo me nje luftetare. Sajti im ne internet do te jete ne funksionim se shpejti. Aty do te jene edhe te gjitha informacionet dhe kontaktet me mua. Une nuk mund te flas per periudhen qe kam jetuar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes thote Ana dhe eshte e qarte qe ky me siguri eshte nje nga kushtet qe i kane vene ndermjetesuesit e shkembimit dhe lirimit te saj. Per ata eshte e qarte qe nuk mund ta ndalojne ate qe ta shese historine e saj apo ta perdore per te fituar fame dhe para. Ajo ka bere tashme disa pozime dhe ka dhene interviste per nje gazete thashethemesh Zhara ne Moske. Botuesi i ka cilesuar fotot interesante dhe ka deklaruar se ajo ka nje te ardhme shume te suksesshme ne boten mondane ruse dhe mbi te gjitha per shkak te syve te saj misterioze qe do ti cmendin burrat. Ne fakt pas Mata Harit Ana eshte spiunia qe ushtron joshjen me te madhe deri me tani.
Revista ruse Zhara eshte prone e News Media Russi botuesi me i madh i tabloideve ne Rusi. Ne kete kompani qe merret shume edhe me jetet private te njerezve te shquar aksioneri qe ka shumicen e aksioneve eshte nje nga njerezit me te afert me te cilet bashkepunon Kryeministri i Rusise Putin. Ky i fundit e di mire se perse behet fjale kur flitet per sherbimet sekrete dhe agjentet sekrete. Kjo per shkak se ka qene vete nje agjent sekret. Kjo ka qene nje nga arsyet qe ai e priti Anen me krahe hapur kur se bashku me bashkepunetoret e saj mberriten ne Moske nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes pas nje operacioni te kembimit te spiuneve mes Moskes dhe Uashingtonit. Madje Putin kishte dale vete ne aeroport dhe thuhet se pasi u uroi te gjitheve mireseardhjen me dashuri kendoi bashke me ta nje kenge te vjeter luftarake. Duke qene se emri i Anes eshte shnderruar ne nje nga me te perhapurit ne mbare median ruse por edhe ne bisedat dhe thashethemet e njerezve mendohet madje se ajo eshte duke u pergatitur qe te kandidoje ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe sigurisht duke qene se e ka mire me Putimin mund te imagjinohet se nuk do te jete kandidate e partive te opozites. Dhe nese kjo do te ishte e vertete nuk do te ishte hera e pare per nje agjent te sherbimeve sekrete qe ze vendin ne Parlament. Andrej Lugovoy nje ish-spiun zuri gjithashtu vend ne Parlamentin rus Duma ne listen e ultranacionalistit rus Vladimir Zhirinovski. Ai eshte nje nga personat e dyshuar per vrasjen e ish-agjentit rus te sherbimeve sekrete Aleksander Litvinjenko i cili dezertoi ne Britanine e Madhe dhe vdiq i helmuar nga poloniumi radioaktiv 210. Sigurisht qe kete akuze Lugovoy e ka mohuar dhe nuk ka pranuar qe te hetohet nga britaniket. Anatoli Korendyasev deputeti qe perfaqeson Vollgogradin ne partine e Putinit Rusia e Bashkuar eshte duke dale ne pension. Chapman duket se eshte zevendesuesja e duhur per kete post sepse vendi duhet te mbetet brenda familjes nese do te perdornim terma te tilla. Korendyasev ka qene gjithashtu nje agjent i sherbimeve sekrete ne fakt ai ka pasur edhe graden e gjeneralit per sherbime te cmuara. Shkencetari politik Andrey Mironov madje ka shkuar edhe me tej. Ai ka propozuar se fundi ngritjen e nje muzeu per Anen ne ish-shkollen e saj fillore. Tatiana Badyeshko nje nga shoqet e saj e mban fare mire mend Anen. Ajo thote per te se ishte nje vajze e respektuar por me nje etje te jashtezakonshme per aventura. Ndoshta kjo ka qene edhe arsyeja e vertete qe e beri Anen te perfshihej ne keto lojera spiunesh te rrezikshme dhe te fshehta thote shoqja e saj. Nderkohe qe Ana ngulmon se gjithcka ka qene nga dashuria per atdheun.