Raporti i Martit, Berisha: Kërkesë KE të hetojë provat e faktet
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si racist dhe shpifës raportin e komisionerit Dik Marti për trafikim organesh ndërsa ka theksuar se qeveria shqiptare i ka dërguar një ftesë zyrtare EULEX-it dhe gjykatës ndërkombëtare të Hagës ku kërkohet të kryhet një hetim i plotë bazuar gjithmonë ne prova e fakte që duhet ti dorëzojë vetë Dik Marti.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ushtruesin e detyrës së presidentit të Kosovës Jakup Krasniqi, kryeministri Berisha ka theksuar se qeveria shqiptare është e gatshme të bashkëpunojë me EULEX-in për një hetim të plotë të pretendimeve të ngritura në raportin e komisionerit Dick Marti.
“Ne besojmë se përgjigjja më e mirë ndaj këtij raporti racist dhe shpifës dhe kemi kërkuar hetim të plotë nga EULEX-i dhe Haga për pretendimet e Martit që nuk sjellë asgjë të re përveç akuzave të hedhura poshtë nga hetimet e mëparshme.” theksoi Berisha.
“Delegacioni ynë shkon në asamblenë parlamentare me porositë që të kërkojë hetim dhe ti kërkojë Dik Martit të gjitha të dhënat që ka, që ti hetojnë EULEX dhe Haga”.
Nga ana e tij ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës Jakup Krasniqi ka theksuar se të dyja vendet janë të bindur se drejtësia do të nxjerrë të vërtetën e akuzave të ngritura në raport.
“Nne jemi të gatshëm të përballemi me drejtesinë ndërkombëtare për akuzat e raportit të Dick Martyt, duke qënë të bindur se bashkimi europian ka nje trupë profesionale në Kosovë”.
Krasniqi tha se lufta e Kosovës ka qënë e drejtë dhe e përkrahhur botërisht.
“Jemi në të drejtën tonë dhe lufta jonë ka qënë e drejtë dhe ka qënë një luftë për dinjitet prandaj ka pasur edhe përkrahjen edhe të organizmave ndërkombëtare” theksoi Krasniqi.
(d.b/BalkanWeb)