E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngatërron ujin me pesticidet, vdes 50-vjeçari

Ka tentuar të pijë ujë për të shuar etjen e këtyre ditëve të nxehta por në vend të ujit ka pirë pesticide. Ka qenë ky fundi tragjik i Refik Mullixhiut, 50 vjeç nga fshati Vishocic i rrethit të Devollit. Teksa tentuar të marrë shishen e zakonshme të ujit aksidentalisht ka pirë një sasi lënde helmuese e cila përdorej për spërkatjen e pemëve. Menjëherë 50-vjeçari është dërguar në spitalin e qytetit të Bilishtit dhe më pas në Korçe. Por megjithë kujdesin e bluzave të bardha, ai nuk ka mundur të mbiejtojë dhe rreth orës 5 e 30 të mëngjesit të sotëm ka vdekur në spital. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›