SHBA Sekretarja Klinton do te vizitoje Birmanine

Departamenti amerikan i Shtetit tha dje se vizita e sekretares amerikane te Shtetit ne Birmani ne fillim te muajit te ardhshem do te jete nje prove per angazhimet e deklaruara te qeverise se Birmanise ndaj reformave demokratike. Mes te tjerash sekretarja Klinton do te kerkoje nga autoritetet te lirojne te gjithe te burgosurit politike te vendit.
Zyrtaret amerikane theksojne angazhimin e Presidentit Obama ne takimin e nivelit te larte te Azise Lindore ne Bali se masat per reforma te Birmanise tregojne shenja perparimi dhe se misioni i sekretares Klinton do te jete prove per gatishmerine e qeverise per te shkuar me tej.
Vizita e zonjes Klinton e njoftuar ne Bali do te jete e para nga nje sekretar amerikan shteti ne Birani ne me shume se 50 vjet.
Ajo eshte kulminacioni i dialogut te filluar mes Shteteve te Bashkuara dhe Birmanise qe nisi kur qeveria civile mori pushtetin ne mars pas disa dekadash te regjimit ushtarak.
Ne nje konference shtypi zevendes zedhenesi i Departamentit te Shtetit Mark Toner tha se nuk do te kete te papritura ne rendin e dites se vizites se sekretares Klinton ne Birmani.
Ai tha se ajo do te theksoje nevojen qe autoritetet te vazhdojne zbatimin e reformave perfshire lirimin e te gjithe udheheqesve te opozites dhe fillimin e dialogut me ta dhe me Aung San Suu Kyi.
Ajo qe ne duam te shkojme eshte lirimi i te gjithe te burgosurve politke dhe ndryshime ne ligjin zgjedhor. Ne duam te shikojme hapjen e sistemit politik atje qe krijon kushtet per zgjedhjeve te lira dhe te drejta. Kjo eshte ajo per te cilen ne po perpiqemi. Ne synojme per zgjerimin e hapesires politike.
Birmania liroi 200 te burgosur politike ne fillim te ketij viti. Grupet e te drejtave te njeriut dhe aktivistet pro demokracise ne Birmani mbajne fajtore autoritetet birmaneze per lirimin vetem pak te burgosurve politike nga grupi prej rreth 2000 personave te ishin ndaluar per arsye politike.
Por aktivistet kane mirepirtur pergjithesisht perpjekejt amerikane per te ndikuar ne Birmani perfshire edhe viziten e sekretares Klinton.
Shtetet e Bashkuara ndaluan pothuajse te gjitha shkembimet tregtare me Biramanine gjate administrates se presidentit Bush per shkak te shtypjes politike te ushtruar nga qeveria e mepareshme.
Ato mbajne marredhenie diplomatike me Birmanine ne nivel nenambasadorial dhe nuk kane pranuar ndryshimin e emrit te vendit nga qeveris e mepareshme ne Mianmar.
Zedhenesi i Departamentit te Shtetit Toner tha se administrata nuk i eshte drejtuar ende Kongresit per heqjen e sanksioneve ndaj Birmanise dhe beson se ceshtja e emrit eshte dicka qe duhet te vendoset nga populli birmanez.