Vasili apel qytetarëve: Mos përdorni antibiotik pa recetë
TIRANE - Tregtimi pa recetë i antibiotikëve në farmaci ka bërë që njerëzit në Shqipëri t’i largohen gjithnjë e më shumë mjekut, duke u vetëkuruar sipas dëshirës.
Sipas ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, kjo mënyrë e gabuar e të vepruarit bën të padobishëm vlerën kurative të antibiotikut.
“Çdo antibiotik duhet të përdoret nga pacientët vetëm e vetëm me këshillën e mjekut. Arsyeja është vetëm një: rezistenca ndaj antibiotikëve është gjithmonë e më e lartë, ndërkohë që mundësitë botërore për të prodhuar antibiotikë janë gjithmonë e më të pakta. Farmacistët nuk duhet të japin antibiotik pa recetën e mjekut.”,- deklaroi ministri Vasili.
Me liberalizimin e tregut farmaceutik në Shqipëri, në fillim të viteve 90’, tregtimi i barnave dhe veçanërisht antibiotikëve po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një treg fruta-perimesh, ku çdokush mund të blejë çfarë të dojë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)