E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analistet greke per deklaratat e Berishes dhe Panaritit Nga Robert Goro

Kur ministrat e jashtem te Greqise e Shqiperise, Avramopulos e Panariti deklaronin pas takimit te tyre ne Athine me 4 tetor 2012, se marredheniet dypaleshe kishin hyre ne nje etape te re, sigurisht nuk mund ta dinin se dy muaj me pas marredheniet do te binin ne tjeter nje pike te ftohte, nga te shumtat qe kane provuar ne historine e ketyre 20 viteve te fundit.

Sebep per kete ftohje te re ishte deklarata tashme e famshme e kryeministrit Berisha me 27 nentor, qe u pasua nga anulimi i vizites se ministrit te jashtem grek ne Tirane, per kremtimet e 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise.

Mediat greke bejne fjale per nje incident diplomatik qe per pak i hodhi ne ere raportet, megjithese vene ne dukje se kjo u shmang fale sqarimit te zedheneses se kryeministrit, nje sqarim nderkaq qe Avramopulos e cilesoi si te vonuar.

"Beteja" e deklaratave, kryesisht nga Athina, vazhdoi edhe ne ditet e mepastajme, nderkohe qe pas te martes iu shtuan edhe reagimet ndaj intervistes qe ministri i jashtem Edmond Panariti dha ne ABC NEWS.

Zedhenesi i ministrise se jashtme greke, Grigoris Delavekuras, verejti se "Zoti Panariti ka te drejte te thote se eshte jashte logjikes dhe naive qe te flase ndokush per pretendime territoriale te Shqiperise ndaj Greqise".

Me tej, Delavekuras, eshte perpjekur ta ktheje topin ne fushen shqiptare:

"Cka e interpretuar serish do te thote se ministri i jashtem shqiptar i ben publikisht rekomandime kryeministrit te vet, i cili, duke degjuar sirenat e nacionalizmit foli per troje shqiptar nga Preveza deri ne Presheve, pavaresisht qe me pas i hodhi poshte".

Akti i radhes tashme pritet te jete dalja e zevendesministrit te jashtem grek, diten e sotme, (e enjte), ne nje interpelance te kerkuar prek nje deputeti te Agimit te Arte.

Ne pritje te kesaj interpelance dhe pasi opinioni shqiptar eshte njohur me reagimet e Athines zyrtare, mendojme se ka interes te dihet edhe se si i komentojne gjithe zhvillimet e fundit analistet te mediave prestigjioze te Athines, te shkruara e vizive, pasi deri me tani sikur u eshte dhene hapesire vetem dilentanteve qe kane shkarkuar nje diarre komentesh ne blogposte te ndryshme greke.

Pasko Mandraveli, analist, "TV Skai"

Cili eshte komenti juaj per deklaraten e kryeministrit Berisha, me referime ndaj trojeve shqiptare, nga Preveza deri ne Presheve"?

E di se ne rastet e periudhave elektorale, politikanet thone ndonje fjale me teper, pergjithesisht per te perkedhelur veshet e qytetareve dhe per te fituar vota. Greqia, dhe tani flas personalisht, ka pervoje te keqe nga trumbetat nacionaliste qe i perdorin politikane te ndryshem per te fituar vota. Ne fund e paguajne popujt, dhe e paguan edhe vendi. Ne ne Greqi vendosem qe t'i ndeshkojme politikanet tane qe perdorin atdheun dhe kombin per te fituar vota. Shpresoj qe dhe miqte tane, shqiptaret, te bejne te njejten gje.

A mendoni se zhurma qe u shkaktua ishte e perligjur?

Besoj se ka te beje me shume me fobi te vjetra dhe me nje loje specifike qe luajne qarqet nacionaliste dhe ne Shqiperi, dhe ketu ne Greqi, dhe ne Turqi, ne Bullgari, ne gjithe Ballkanin, ku njeri i hedh benzine zjarrit, tjetrit terheq litarin dhe ne fund behet nje zhurme e madhe. Mendoj se shumica e njerezve edhe ketu, edhe ne Shqiperi, jane njerez te arsyeshem dhe nuk i japin shume rendesi fishekzjarreve e qe hedh nje politikan per te fituar vota.

A mendoni se ne vitin 2012 incidente te tilla mund te influencojne rrjedhen normale te marredhenieve dypaleshe?

Shpresoj se jo, pasi shumica e qytetareve, madje dhe e politikaneve jane me te arsyeshem per te lene qe incidente te tilla influencojne zhvillimin e marredhenieve. Por eshte mire qe mos te ekzistojne incidente te tilla, sepse jane anakronizma qe na kthejne mbrapa.

Nikolas Vulelis, drejtor i gazetes "Efimerida Ton Syntakton"

Fillimisht dua te them se populli shqiptar eshte nje popull miqesor ndaj Greqise. Ky eshte nje qendrim i qarte i imi. E dyta, shpesh here, kur flasim per greket jashte kufijve, duam t'i shohim te gjithe brenda nje atdheu. Kjo eshte e vertete vetem nese i referohemi historise. Medet nese ne kohen tone, duam te mbledhim gjithe greket jashte kufijve dhe t'i bejme nje shtet. Ne kete sens, ishte nje deklarate e gabuar ajo e Sali Berishes. E dime shume mire pse shqiptaret jetojne ne shume vende te Ballkanit, por edhe ne diaspore. Keto komunitete te shqiptareve duhet te sherbejne si vatra solidariteti dhe miqesimi me popujt e tjere. Ne keshtu duam t'i shohim shqiptaret ketu. Ne asnje menyre nuk dua ta konceptoj deklaraten e Berishes si nje deklarate nacionaliste ekspansioniste, se Shqiperia do te ndryshoje kufijte apo te marre troje nga vende fqinje. Kete te kaluar duhet ta leme perfundimisht mbrapa. Ajo qe duhet te bejme ne Ballkan eshte qe gjithe popujt te bashkejetojne ne menyre pasesore, te zgjidhin cdo mosmarreveshje midis tyre gjithmone paqesisht dhe me rruge diplomatike, dhe me kryesorja, kudo ku ka minoritete apo komunitete,shqiptare, greke, bullgare, sllave, te funksionojne si ura me popujt vendas. Per shembull, shqiptaret jetojne per shume vite ne Greqi, femijet e tyre shkojne ne shkolle, jane te paret ne mesime... Ky mendoj eshte themeli me i mire per te patur marredhenie te mira, zhvillim te marredhenieve ekonomike, por besoj edhe thellim te marredhenieve historike qe kemi me shqiptaret.

Mendoni se deklarata si ajo e Berishes permbajne rreziqe?

Eshte e qarte se deklarata te tilla nuk ndihmojne. Sigurisht, i sqaroi dhe tha se ishte nje reference historike. Une dua te besoj se ishte nje reference historike. Nuk besoj se shtroi ceshtje te ndryshimit te kufijve. Kjo do te ishte nje gabim shume i madh edhe diplomatik te shtroje sot ceshtjen e ndryshimit te kufiojve. Ballkani e ka paguar shtrenjte nacionalizmin. Tani eshte koha qe gjithe popujt e Ballaknit te jetojne paqesisht.

Megjithese ka kaluar nje jave, te dy palet duket se po i japin vazhdim incidentit. A mendoni se kjo ndihmon?

Sigurisht qe nuk ndihmon. Shikoni, do te doja t'ju them nje gje te thjeshte: Qarqe nacionaliste, shoviniste me mire me thene, ekzistojne edhe ne Shqiperi dhe ne Greqi. Por besoj se keto jane minoranca. Besoj se teresia, shumica derrmuese e grekeve dhe e shqiptareve duan te jetojne ne paqe ne kufijte qe ekzistojne dhe qe nuk duhet te ndryshojne ne asnje menyre.

Dhora Antoniu, Analiste diplomatike, gazeta "Kathimerini"

Perse mendoni se ky incident mori permasa kaq te medha, te rrezikshme do te thoja per ardhmerine e marredhenieve midis Athines dhe Tiranes?

Ka nje interpretim te dyfishte per dimensionet qe mori incidenti. E para, kjo ndodhi diten qe ishte ftuar te jete ne Shqiperi per kremtimet festive ministri i jashtem grek. Kur ne nje mase u shkel nje savoir vivre (rregull miresjelljeje) qe mikpresim ate qe kem i ftuar dhe te bejme c'eshte e mundur qe i ftuari te ndihet i mirepritur. Sigurisht deklaratat e Berishes nuk i sherbenin nje qellimi te tille. Ky eshte njeri dimension.

Dimensioni tjeter eshte se deklaratat kishin karakteristike te thella rivendikuese, zgjuan kujtime te keqija dhe kishin gjithashtu karakter nacionalist gje qe ne Ballkan revokon gjithmone koherenca teper negative, pasi Ballkani e ka paguar me cmim shume te rende elementin e nacionalizmit. Besoj se keto jane elementet qe shpjegojne dimensionet qe mori incidenti.

Kur dukej se incidenti do te konsiderohej i mbyllur, kemi te marten nje reagim te zedhenesit te ministrise se jashtme per intervisten qe i dha ABC News ministri i jashtem shqiptar. Toni i komentit te z. Delavekuras ishte disi i cuditshem...

Shikoni, edhe deklarata e zotit Panariti ka dy elemente. Nga njera ane, deklaron sigurisht se nuk ekziston ceshtje e ndryshimit te kufijve dhe e pretendimeve territoriale te Shqiperise ndaj Greqise dhe nga ana tjeter fton udheheqjen politike greke dhe homologun e tij grek, Avramopulos te mos rreshqasin ne nacionalizem. Ne kohen qe besoj se eshte e qarte qe kush e filloi, kush rreshqiti, qe te jem e sakte, kah nje retorike nacionaliste.

Pergjigja e ministrise se jashtme greke, qartazi ka nje element ironie. Por besoj se perben pergjigje ndaj asaj qe ju thashe, pra se ne kete incident eshte disi qesharake qe te akuzohet ministria e jashtme greke per rreshqitje ne nacionalizem. Gjithashtu eshte e qarte dhe nje pergjigje e Athines qe me menyren e vet do te thote se ky incident ashtu sic evoluoi, ka te beje me Shqiperine, eshte nje ceshtje e brendshme e Shqiperise dhe se eshte ne dore te udheheqjes se Shqiperise per ta mbyllur.

Perfundimisht, keto te dy vende, dy qeverite, Athina dhe Tirana duhet te mbeten te ngerthyer ne incidente te ketij lloji, apo duhet te veshtrojne perpara?

Sigurisht, per te mire dhe te dy vendeve, besoj se duhet te veshtrojne perpara, te shikojne gjerat qe mund t'i bashkojne dhe te ofrojne dobi reciproke per te dy palet. Se cilat jane keto, eshte e qarte. Permes nje marredhenieje te mire, marredhenie te fqinjesise se mire, miqesore dhe konstruktive, pertej nje bashkepunimi ekonom ik qe ekziston por sigurisht ka hapesira per t'u permiresuar, ekzistojne hapesira per nje te ardhme shume me te mire, brenda institucioneve si Bashkimi Europian qe Greqia mbeshtet anetaresimi e gjithe vendeve te Ballkanit Perendimor, pse kjo eshte ne dobi se pari per vete Greqine por edhe vendet e rajonit. Dhe te mos harrojme se ne keto momente Athina dhe Tirana po diskutojne bashkepunimin ne nje projekt teper te rendesishem energjetik, gazsjellesin TAP, gje qe do t'i jape vlera te shtuara te dy vendeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›