Fyle: Opozita mos ta lidhe integrimin me ceshtje te tjera
Rozeta RapushiKomisioneri per Zgjerimin, Stefan Fyle, iu drejtua serish dje politikes shqiptare, duke i bere thirrje opozites te mos lidhe tre reformat e kerkuara per marrjen e fteses per statusin e vendit kandidat me problematika te tjera, si ajo e Fierit dhe mazhorances per bashkepunim. Apelin, komisioneri e beri dje gjate takimit "Miqte e Evropes" ne Bruksel. Ai theksoi faktin se ende nuk mund te rekomandohet hapja e negociatave per Shqiperine, por nderkohe vleresoi perparimin e deritanishem ne vendin tone persa i takon permbushjes se 12 prioriteteve. Madje ai kerkoi gjithashtu, qe partite te mos bejne me lojera politike. "Shpresoj shume qe ne kete stad, partite politike te mos luajne lojera politike. Shpresoj, qe qeveria te tregohet e hapur ndaj shqetesimeve te opozites dhe shpresoj, qe opozita te mos lidhe agjenden evropiane me ceshtje te tjera, edhe pse ato mund te jene shume te rendesishme, por jane ceshtje qe ne fund te fundit bejne qe te kemi nje pengese tjeter ne Shqiperi. Dhe sa keq! Ta shohesh vendin te festoje 100-vjetorin dhe mos te jete ne gjendje per kaq pak qe te ngjise shkallen e vendit kandidat", - u shpreh komisioneri. Ne kete kuader, ai permendi gjithashtu edhe faktin se nga ana e tij, Komisioni Evropian eshte angazhuar plotesisht per te ndihmuar Shqiperine te ece para drejt integrimit. "Nuk di nese ka ndonje vend tjeter te Ballkanit ku te jemi angazhuar kaq intensivisht dore me dore me ate vend per ta ndihmuar jo vetem qe te permbushe 12 kriteret, por gjithashtu per te arritur nje mase kritike ne zbatimin e ketyre prioriteteve, ne menyre qe ne te mund te propozonim statusin e vendit kandidat. Nuk e di nese ka nje vend tjeter per te cilin kemi bere kaq!", - kujtoi Fyle, duke kerkuar keshtu, qe politika shqiptare te realizoje edhe ato reforma te kerkuara per marrjen e fteses per statusin e vendit kandidat en BE. Fyle permendi se qe nga fillimi i ketij viti, KE ka punuar me autoritetet, me opoziten dhe shoqerine civile per te krijuar nje proces gjitheperfshires per zbatimin e 12 rekomandimeve. "Ne i kemi percaktuar se bashku listen e prioriteteve dhe autoritetet i kane permbushur. Por mbeten 3 ceshtje dhe ne fakt eshte interesante, sepse ato nuk simbolizojne vetem angazhimin per te permbushur nje mase kritike ne fushat perkatese, por ato kerkojne bashkepunimin dhe perfshirjen e te dyja paleve, mazhorances dhe opozites", - nenvizoi komisioneri. Ne kuadrin e informimit e te bashkepunimit per reformat e kerkuara nga Komisioni Evropian, me 6 dhjetor, do te mblidhet ne Parlamentin Evropian grupi i punes me eurodepute dhe perfaqesues te Misionit te Shqiperise prane BE-se. Ai do te diskutoje punen e bere deri tani dhe do te miratoje materialet e takimit te 6-te nderparlamentar BE-Shqiperi per Stabilizim-Asocimin, qe do te mbahet ne Tirane me 19 dhe 20 dhjetor.
APELI
"Shpresoj shume qe ne kete stad, partite politike te mos luajne lojera politike. Shpresoj, qe qeveria te tregohet e hapur ndaj shqetesimeve te opozites dhe shpresoj, qe opozita te mos lidhe agjenden evropiane me ceshtje te tjera, edhe pse ato mund te jene shume te rendesishme, por jane ceshtje qe ne fund te fundit bejne qe te kemi nje pengese tjeter ne Shqiperi. Dhe sa keq! Ta shohesh vendin te festoje 100-vjetorin dhe mos te jete ne gjendje per kaq pak qe te ngjise shkallen e vendit kandidat".
APELI
"Shpresoj shume qe ne kete stad, partite politike te mos luajne lojera politike. Shpresoj, qe qeveria te tregohet e hapur ndaj shqetesimeve te opozites dhe shpresoj, qe opozita te mos lidhe agjenden evropiane me ceshtje te tjera, edhe pse ato mund te jene shume te rendesishme, por jane ceshtje qe ne fund te fundit bejne qe te kemi nje pengese tjeter ne Shqiperi. Dhe sa keq! Ta shohesh vendin te festoje 100-vjetorin dhe mos te jete ne gjendje per kaq pak qe te ngjise shkallen e vendit kandidat".