E Diel, 1 Nëntor 2026

Majko, pro nismes se Berishes per shtetesine

Deputeti socialist, Pandeli Majko, vleresoi idene e hedhur nga kryeministri Sali Berisha dy dite me pare per dhenien e shtetesise per cdo shqiptar kudo qe ndodhet. Publikisht, socialisti tha se eshte diskutuar si projekt, nen tavoline, por qe si projekt publik s'ka dale as nga PD dhe as PS. "Si projekt eshte diskutuar por nen tavoline, si projekt publik s'ka dale as nga PD dhe as PS, ka dale nga parti te tjera gjate koheve te fundit. Eshte nje projekt qe e kam ndiere nga shume shqiptare, ata ne trevat shqiptare e kane enderr. Ne kete kontekst teknikisht duhet pare pozitive", - vleresoi ish kryeministri socialist. I pyetur nese do ta vazhdoje PS nje ide te tille nese vjen ne pushtet, Majko paralajmeroi se ky projekt s'mund te ndalohet. "Ky projekt nuk mund te ndalohet, nuk ka arsyetim negativist, e bejne shume shtete. Detajet nuk i di, di qe ekzistojne precedente. Ky erdhi si nje projekt i lavoruar. Por nese marrim me ngadale filmin, ne 8 vjet nuk ekziston asnje projekt mbarekombetar as per gjuhen, historine, ekonomine. Pavaresisht anes teknike qe e vleresoj si ide, me duket e vonuar nga pikepamja e protokollit. Ka elemente te natyrave te ndryshme qe duan nje reflektim, dhe kjo thjesht me pyetjen ku e ka hallin", - vijoi Majko. Sipas tij, "mund te ishte dhe bravo i qofte doktorit, por ne nje vakum te tille kjo ishte nje shkreptime qe filloi me deklaraten e tij per hapesiren shqiptare qe solli nje peshtjellim". "Berisha ka shume qellime, por kjo jo me dhenien e shtetesise, ka te beje me ate qe e kane ndjekur dhe pasardhesit e Ismail Qemalit", - shtoi ish-kryeministri Majko.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›