E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analistet per vitin politik 2011

E marte 27 Dhjetor 2011 1437 MERO BAZEPublikimi i nje video-pergjimi ku shfaqej ish-zevendeskryeministri Ilir Meta sipas Prokurorise duke i kerkuar favore vartesit te tij Dritan Prifti ishte nje motiv me teper ne duart e opozites per te protestuar kunder qeverise gje qe e bente qe pas zgjedhjeve parlamentare te 2009. Reagimi i dhunshem policor qe kulmoi me vrasjen e 4 protestuesve ne pasditen e ftohte te 21 Janarit krijoi nje klime te ashper politike qe sipas analistit Mero Baze prodhoi ngjarje te tjera dhe do te trashegohet si problematike edhe ne vitet qe vijne. Gazetari Andi Bushati dhe botuesi Mero Baze mendojne se viti politik 2011 nuk u mbyll me nje marreveshje mes paleve por vetem me nje pergjegjshmeri me te larte te opozites per proceset integruese. Ndersa politologu Arjan Vasjari thote se tensioni i ngjarjeve te 21 janarit u shkarkua pas zgjedhjeve te 8 majit kur Edi Rama me humbjen e bashkise u kthye realisht ne krye te opozites. Sipas Bushatit i vetmi debat i perjashtuar ne vitin e ardhshem politik eshte ai per emrin e Presidentit te Republikes. Shiko kroniken video ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›