Imami Kemi shitur arme
E marte 27 Dhjetor 2011 1328
ARBEN IMAMI
Ministri i Mbrojtjes deklaron se Shqiperia nuk ka shitur arme ne drejtim te Libise por vetem ne tregjet e lejuara dhe jashte embargos nderkombetare.
Sipas Arben Imamit kjo tregti eshte demtuar nga nje vend fqinj i yni por ka bere kujdes te mos ia permende emrin permes insinuatave ku perfshihej edhe cilesia e armatimeve. Ne analizen vjetore te punes se Ministrise se Mbrojtjes zoti Imami tha se demontimi mbyllet ne 2 vitet e ardhshme pasi kane mbetur vetem 38 mije ton municione. Ministri pranoi se 800 ushtarake do te lene detyren per shkak te reformes strukturale qe do te pesojne forcat e armatosura. I pyetur nga Vizion Plus per shkarkimin nga detyra pak dite me pare te disa oficereve te larte zoti Imami sqaroi se kjo nuk ishte reforme. Anetaret e opozites ne komisionin parlamentar te sigurise e kane komentuar si te dyshimte dhe ne mungese te thelle transparence lirimin e ish-gjeneralit Malaj dhe drejtuesve te larte te Shtabit te Pergjithshem. ShareTweet