E Diel, 1 Nëntor 2026

Analiza, Berisha: Cdo ministri do raportojë në bazë të kompetivitetit

TIRANE- Kryeministri i vendit Sali Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë ka deklaruar se në bazë të studimit të fundit secilës ministri do t’i kërkohet të raportojë për analizën e punës së saj sipas kriterit të kompetivitetit.

“Treguesi i ri i kompetivitetit global, i cili llogaritet duke llogararitur të gjitha të veprimtaritë që ju mbuloni, të gjitha agjensitë. Cdo ministri të shëndrrojë në program pune gjithë problematikat dhe ta krahasojë me vendet e zhvilluara. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne të analizojmë punën, secila ministri secila agjenci”, tha Berisha.

Edhe pse në 3-4 viteti e fundit progresi i vendit është i admirueshëm, Beirsha nënvizoi se “në analizën sipas sektorëve ministrat do gjejnë të dhëna që janë tejkaluar dhe kjo është në meritën e reformave, por do gjejnë të tjera ndaj të cilave duhet të mbahen qëndrimet agresive për t’i ndryshuar", tha ai.

Berisha shtoi se Shqipëria ka një sërë treguesish, si në shëndetësi ku tejkalon vendet e zhvilluara.
"Shqipëria ka edhe një sërë treguesish ku lë mbrapa vende të zhvilluara, për sa u përket disa sëmundjeve sic është Turbelkulozi e Sida, që në vendet e zhvilluara është problem madhor”, tha kreu i qeverisë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›