Drejt përfundimit ndërtimi i 5 ujësjellësave në grykën e Valbonës
TROPOJË- Së shpejti furnizimi me ujë të pijshëm i fshatrave të zonës së Valbonës do të kryhet pa ndërprerje gjatë 24 orëve, duke plotësuar një prej kushteve kryesore të shtrirjes së turizmit malor gjatë gjithë vitit.
Në fillim të muajit maj të këtij viti nisën punimet për ndërtimin e 5 ujësjellësave në komunën e Margegajt të rrethit të Tropojës me synimin e përmirësimit rrënjësor të furnizimit me ujë të pijshëm të banorëve të zonës së Valbonës.
"Punimet e ndërtimit të këtyre ujësjellësave kanë ecur me ritme të shpejta. Deri tani kanë përfunduar mbi 70 për qind e punimeve dhe pritet që në muajin nëntor ujësjellësit të vihen në shërbim të banorëve të fshatrave të grykës së Valbonës”, thotë kryetari i komunës së Margegajt, Rexh Biberaj.
Ndërtimi i këtyre ujësjellësave do të mundësojë përmirësimin cilësor të jetesës së banorëve të fshatrave të Kocanajt, Shoshanit, Margegajt, Fushë Lumit dhe Pecës dhe do të rrisë më shumë fluksin e turistëve drejt kësaj zone të njohur turistike.
I gjithë fondi për ndërtimin e këtyre 5 ujësjellësave arrin në 160 milion lekë, ndërsa punimet po kryhen nga firma private e ndërtimit “Albstart” nga Fieri.
Vënia në punë e ujësjellësave pritet të rrisë fluksin e turistëve të huaj drejt kësaj pike të njohur turistike, gjë që do të rrisë edhe interesin e banorëve vendas për ngritjen e objekteve të reja turistike.
(m.a/ata/BalkanWeb)