Majko: Rama ka të meta, por s’është si Berisha
TIRANE-Deputeti socialist, ish- kryeministri Pandeli Majko konfirmoi dje, bisedën e tij, me përfaqësues të ambasadës amerikane, ku është shprehur se Edi Rama është po aq autoritar sa Berisha. Majko tha se ka biseduar me Ramën dhe ajo që u botua nga Wikileaks u mor me humor prej kreut të PS-së. Lidhur me përjashtimin e dy deputetëve, Majko u shpreh, gjatë emisionit “5 pyetjet nga Babaramo” në New24 se ky është një problem i forumeve të PS-së.
Sezoni i ri politik përmbajtja e kabllogrameve ju ka befasuar apo?
Kabllogramet janë një fotografi që shteti më i madh ka bërë për situata të natyrave të ndryshme. Nuk ja vlen të diskutojmë arsyet pse na kanë fotografuar në këtë mënyrë. Nuk besoj se do të sjellë trauma të natyrave që mund të konsiderohen të thella.
Gjithsecili mund të nxjerrë konkluzionet e veta nga ato që paraqesin kabllogramet. Mendoj që kemi një arsye që këto t’i shikojmë me një vëmendje të caktuar.
Si e perceptoni mënyrën e sjelljes së drejtuesve shqiptarë që shkojnë e rrëfehen në ambasadë.
Mendoj se ky është një moment që u artikulua mjaft qartë nga ambasadori amerikan. Ka politikanë që mendojnë se marrëdhënie e shtetit me ambasadën amerikane është ajo e ambasadës ruse me politikën e dikurshme. Mendoj se marrëdhënie e ambasadës amerikane ka qenë një marrëdhënie korrekte, e cila ka vlerësuar sipas masës përkatëse.
Pra, keni qenë i sinqertë kur ju keni deklaruar se Rama është po aq autoritar sa Berisha?
Të krahasosh Ramën me Berishën është kompliment apo çfarë...?
Në këtë kabllogram nuk ka fyerje. Por, ka vetëm një trajtim të të mirave dhe të metave që ka Rama në qeverisje. Më është kërkuar një takim në vitin 2009-të nga ambasada amerikane. Po bëhej edhe një profilizim i politikanëve, sepse mendohej që PS të vinte në pushtet. Në momentin e takimit, i cili që mund të bëhet në një kafe diskutohet rreth natyrave të tilla. Unë kam shumë miq në SHBA me të cilët ruaj komunikimin tim jo thjeshtë për të dhënë apo të marrë informacion.
Biseda që bëtë ishte me zv/ambasadorin apo me ambasadorin?
Ky nuk është një takim me ambasadorin, por një takim thuajse miqësor. Ajo që unë prisja dhe unë besoja ishte se ne do vinim në pushtet në 2009-ën. Mund të them që kabllogrami ku unë citohem dhe them që ka të meta Edi Rama, sepse sigurisht nuk jemi qenie të perfeksionuara. Ka secili të metat e veta. Kjo nuk ka të bëjë me ndonjë logjikë spiunazhi apo informacioni. Flitet për mënyrën liberale se si do të ishin marrëdhëniet e SHBA-së me qeverinë e ardhshme socialiste ka edhe momente sarkastike. Unë them aty edhe që marrëdhëniet do të jenë të shkëlqyera aq sa zoti Rama mund t’ju vijë e të konsultohet me ju. Biseda është prodhuar në mënyrë korrekte.
Vërtetë e keni si shqetësim që Rama është aq autoritar sa Berisha.
Nuk ja vlen të diskutojmë këtë. Diskutimi është më se i hapur. Kjo është bërë para zgjedhjeve të 2009. Diskutohej ardhja e PS në pushtet dhe diskutohen të mirat dhe të metat. Me ata që më vijnë si miq nga SHBA unë d të jem i hapur. Pyetjet ishin të natyrave të ndryshme. A ka Rama të meta, a është autoritar.... sigurisht Ka të meta, por të metat nuk janë ta natyrave që ta vënë atë në baraspeshë me Berishën.
A biseduat me Ramës, pas publikimit të kabllogramit?
Natyrisht. Humor, asgjë tjetër.
Rama është shprehur për një kurs të ri. Ç’nënkupton?
Ne kemi vendosur koordinatat dhe nëse do të ketë vullnet edhe nga ana e qeverisjes mund të ketë zgjidhje të disa problemeve të politikës shqiptare.
Çfarë do të bëjë opozita veç editorialeve që shkruan Edi Rama?
Nuk besoj se editorialet janë politika e vetme që bën opozita. Është një mënyrë e të shprehurit politik.
A jeni të gatshëm si opozitës për t’i shkurtuar ditët e qeverisë Berisha, sepse ditët e fundit flitet për një skandal të ministrit Olldashi dhe nga ju s’ka pasur reagim apo për Bulqizën?
Janë fakte të një natyre krejtësisht tjetër. Nuk besoj se fakti që media flet për një skandal e bën të detyrueshme reagimin e opozitës. Ju më thatë për skandalin, por ne po e shikojmë, sepse mendojmë nëse kjo është një histori edhe e opozitës apo një histori e përplasjes së klaneve në PD, në mënyrë që opozita të mos vihet në shërbim të njërit fraksion apo të një tjetri.
A do të ketë përjashtime në PS?
Pse mendoni se duhet të ketë përjashtime?
Do të përjashtohen?
Edhe sikur unë të kisha një mendim nuk do ta thosha këtu. Ky do ishte një problem i forumeve tona. Ka një debat brenda PS dhe ne ne jemi duke u përpjekur të gjejmë një të mesme.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)