Tiranë, vritet me armë zjarri një 35-vjeçare
TIRANE - Një 35-vjeçare ka humbur jetën pasditen e sotme, pasi u qëllua me armë zjarri në periferi të kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50 në Shkozë.
Mësohet se viktima Eleni Basho është qëlluar për vdekje me 3 plumba, ndërsa nuk ka të dhëna për autorin apo shkaqet e ngjarjes së rëndë.
Me të marrë njoftimin, policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet.
(er.nu/BalkanWeb)