E Diel, 1 Nëntor 2026

GNK: Dhuna në veri rrezikon dialogun dhe stabilitetin

BRUKSEL- Grupi Ndërkombëtar i Krizave shpreh shqetësim për situatën e dhunshme në veri të Kosovës, duke theksuar se kjo situatë rrezikon ndërprerjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe kërcënon stabilitetin e brendshëm të Kosovës.

Në raportin e GNK-së nënvizohet se përpjekja e Prishtinës për të kontrolluar gjithë territorin e shtetit të ri, e veçanërisht kufijtë e vet me Serbinë, dhe vendosmëria e serbëve të veriut të Kosovës për të rezistuar, mund të prodhojë viktima.

“Komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, duhet të inkurajojnë Beogradin, që ta pranoj qeverinë në Prishtinë si të barabartë, madje edhe pa njohje formale, por nuk duhet të pritet që kjo do ta detyronte bashkëpunim lokal në veri të Kosovës.”- thuhet në raportin e GNK-së.

Ndër të tjera, Grupi Ndërkombëtar i Krizave thekson se të gjitha palët duhet të synojnë gjetjen e mënyrave për minimizimin e rrezikut të konfliktit të mëtejshëm, duke u fokusuar në implementimin e çështjeve për të cilat është arritur pajtueshmëri në dialogun teknik dypalësh.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›