E Diel, 1 Nëntor 2026

BSH: Bien investimet e huaja dhe dërgesat e emigrantëve

TIRANE – Shqipëria po përballet me një rënie të fluksit të valutës që vjen nga jashtë dhe që është një burim i rëndësishëm për financimin e ekonomisë. Kjo rënie, që është pasojë e krizës së Eurozonës, pritet të shoqërohet me një ngadalësim të mëtejshëm të konsumit dhe investimet private në vendin tonë.

Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë për një rënie të investimeve të huaja dhe dërgesave të emigrantëve, që janë edhe dy nga burimet kryesore të valutës që futet në vend.

Sipas statistikave të publikuara në raportin e politikës monetare, të ardhurat nga emigrantët arritën në fund të tremujorit të tretë të 2011-ës në 132.6 milionë euro, duke shënuar një rënie prej 56.6 milionë euro kundrejt tremujorit të mëparshëm dhe një ulje me 25 milionë euro kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Nga një ecuri në rënie janë karakterizuar edhe investimet e huaja. Kështu Banka e Shqipërisë konstaton se në fund të tremujorit të tretë të 2011-ës, fluksi i investimeve të huaja neto arriti në 166.4 milionë euro, ose 55. 1 milionë euro më pak se tremujori i mëparshëm. Ndërsa kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë konstatohet një rënie me 61 milionë euro.

(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: BSH: Investimet e huaja dhe dërgesat e emigrantëve kanë pësuar rënie

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›