E Diel, 1 Nëntor 2026

Analiza Nishani Strategjia per drejtesine gati angazhimi politik i domosdoshem

Ligjet e suksesshme arritjet e Sherbimit Permbarimor Privat dhe Sherbimit te Proves. Shqetesim ligjet e rendesishme qe mbeten peng i vitit 2010

Strategjia e reformes ne drejtesi do te percillet brenda tremujorit te pare te ketij viti per miratim ne Keshillin e Ministrave. Kjo u deklarua nga Ministri i Drejtesise Bujar Nishani gjate nje takimi qe pati dje me median ku edhe prezantoi te gjithe dinamiken e punes se bere pergjate vitit qe shkoi dhe ne vazhdim. Ministri deklaroi se hartimi i kesaj strategjie synon mes te tjerash mirefunksionimin e sistemit gjyqesor ku mes masave qe priten te ndermerren eshte edhe ajo e paraqitjes se iniciatives se fundit te iniciuar nga qeveria shqiptare per heqjen dore vullnetarisht nga imuniteti per gjyqtaret si dhe finalizimi i nismes ligjore Per motivimin financiar te gjyqtareve te Gjykatave te Rretheve Gjyqesor dhe Gjykatave te Apelit i cili synon rritjen e pagave te gjyqtareve te gjykatave te rretheve gjyqesore shkalla e pare dhe te gjykatave te apeleve. Nje nga shqetesimet e Ministrit te Drejtesise Bujar Nishani eshte fakti se shume ligje kaluan me nje shumice te thjeshte gjate vitit qe shkoi por disa te tjera te hartuara sipas rekomandimeve te KE-se te cilat parashikonin ndryshime ne Kodin Penal te disa neneve qe kishin te benin me luften kunder korrupsionit dhe terrorizmit megjithese u miratuan nga Keshilli i Ministrave kane mbetur ende ne parlament pa u votuar per shkak te refuzimit politik te grupit parlamentar te opozites. I tille ishte edhe mosmiratimi i ligjit per Gjykaten Administrative. Per ligjet qe nuk kaluan ministri leshoi nje apel per opoziten jo si minister por per dicka te perbashket qe te votojne keto ligje te rendesishme. Opozita ka nje detyrim ndaj shtetit shqiptar shtetit qofte per votimin e Gjykates Administrative votimin e heqjes se imunitetit ndaj politikaneve qofte dhe per ndryshimet qe po i jane bere Kodit Penal qe i adresohen ceshtjeve te korrupsionit dhe luftes ndaj terrorizmit - u shpreh Ministri ndersa i beri thirrje opozites te bente detyren e saj ne parlament.

Realizimet e vitit 2010

Gjate fjales se tij ministri Nishani beri edhe nje permbledhje te detyrave te realizuara me sukses gjate vitit 2010 dhe si shihet perspektiva e tyre ne vitin 2011. Ai vuri theksin nje nder ligjet me te rendesishme me te cilin Ministria e Drejtesise nisi vitin miratimin e ligjit Antimafia i cili synon sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve financiare dhe pasurive te paluajtshme te grupeve qe hetohen penalisht si pjese e krimit te organizuar. Ligji Antimafia eshte sot eshte fuqi edhe pas vendimit te Gjykates Kushtetuese e cila rrezoi pretendimin e disa organizmave jo qeveritare qe dyshuan ne kushtetutshmerine e tij. Fale ketij ligji sot prokuroria ka hetuar dhe proceduar 10 raste te shkelje te ligjit ne 8 prej te cilave Gjykata e Krimeve te Renda ka vendosur sekuestrimin e pasurive - vijoi prezantimin numri nje i drejtesise. Nje tjeter ligji i rendesishem ku ministri u ndal ishte ai i marredhenieve juridiksionale me jashte i cili lehteson proceset e ekstradimeve nga vendet e huaja drejt Shqiperise e anasjelltas ekzekutimin e leterporosive si dhe thjeshton procedurat e transferimeve te procedimeve penale. Gjate vitit 2011 pritet te finalizohet Marreveshja e Bashkepunimit me EUROJUST e cila pritet te jape rezultate te metejshme pozitive ne drejtesine penale sidomos per luften kunder krimit te organizuar. Ne fushen e te drejtave te njeriut mund te permenden si arritje kryesore ngritja dhe fillimi i funksionimit te Komitetit te Ndihmes Juridike miratimi i ligjit per ndihme falas te miturve dhe qytetareve ne nevoje - deklaroi z. Nishani. Ministri u shpreh me tutje rreth arritjeve ne fushen e zbatimit te drejtesise ku z. Nishani si sukses permendi futjen e sherbimit permbarimor privat i cili mban te angazhuar rreth 62 permbarues privat dhe qe ka filluar te konkurroje denjesisht ate shteteror. Ministri permendi ketu falenderimet qe i vijne ministrise nga bankat private dhe subjekte te tjera te biznesit te cilave ky sherbim po u vjen ne ndihme. Gjithashtu sipas ministrit gjate vitit 2010 u be hapja e 4 zyrave te reja te Sherbimit te Proves. Ky sherbim ka sjelle standarde te reja ne jeten e denuarve si dhe ka ndikuar drejtperdrejte ne uljen e mbipopullimit ne burgje. Nga ky sherbim kane perfituar rreth 2100 te denuar me denime alternative. Gjate vitit qe vjen parashikohet edhe ngrija e tre qendrave te paraburgimit. Te tjera ceshtje qe u diskutuan ne kete takim ishin ngritja e Agjencise se Mbikeqyrjes se Falimentimit forcimi i formave alternative te gjykimit si ndermjetesimi dhe arbitrazhi si mjete efikase per uljen e ngarkeses ne gjykata zbatimi ne kohe i te gjitha vendimeve te Gjykates se te Drejtave te Njeriut si dhe miratimi i ligjit per mbrojtjen e investimeve te huaja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›