E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cili eshte Skenderbeu i vertete

17 janar 1476 dha shpirt ne moshen 62-vjecare pas 25 vjetesh lufte dhe betejash te ashpra Heroi yne Kombetar Skenderbeu. Ndonese dhe kjo date eshte kaluar jo me pak debate mes historianeve e studiuesve cfare akoma nuk ka marre pergjigje perfundimtare ne histori eshte origjina e Skenderbeut. Ne Standard rihapet ky debat duke u vendosur jo rralle kjo histori etnike ne trekendeshin Mat-Has-Diber. Ku duhet kerkuar origjina e vertete e Kastrioteve

Vendi yne Shqiperia ka vetem nje hero kombetar Gjergj Kastriotin - Skenderbeun per te cilin cdo shqiptar ndihet krenar. E cuditshme eshte se akoma historia e Shqiperise nuk e ka zgjidhur origjinen e vertete krahinore te Kastrioteve.

Ne librin Historia e popullit shqiptar botuar ne vitin 2002 nga Akademia e Shkencave te Shqiperise thuhet se per prejardhjen dhe vendorigjinen e Kastrioteve dihet shume pak prandaj per keto ceshtje mendimet e historianeve jane te ndryshme. Me pas libri parashtron idete e te gjithe shkrimtareve humaniste dhe historianeve te huaj dhe shqiptare te kaluar dhe te tashem idete e te cileve per origjinen e Kastrioteve ndahen ne kater variante te cilat do ti paraqesim nje e nga nje ne rubrikat e ketij shkrimi.

Deri ne vitin 1974 mendimet e historianeve per origjinen e Kastrioteve ndaheshin me dysh. Nje pjese argumentonin se Kastriotet ishin me origjine nga Mati ndersa pjesa tjeter mendonte se kjo familje ishte me origjine nga Hasi.

Te dyja kampet argumentonin tezat e tyre duke sjelle ne menyre te pavarur faktet te ndryshme. Nderkohe qe vjen momenti i fillimit te polemikave ku ne vitin 1974 tribune e tyre do te shnderrohet gazeta Mesuesi. Keshtu do te ishte historiani Kristo Frasheri i cili shprehu tezen e tij ne publik duke u bere pikenisja e nje debati te madh shkencor qe vazhdon edhe sot te zhvillohet me ashpersi.

2

Teza se Kastriotet ishin me origjine nga Mati eshte mendimi me i vjeter i shprehur per origjinen e Kastrioteve. Ate e shprehu ne vitin 1510 humanisti shqiptar Marin Barleti ne librin e tij Historia e jetes dhe e bemave te Skenderbeut ku midis te tjerave ai thote se kreret e fisit te Kastrioteve kane rrjedhur nga Mati prej nje dere fisnike Historia e Skenderbeut botimi i vitit 1983 f. 65.

Nje tjeter bashkekohes i Barletit dhe i Skenderbeut ishte humanisti Dhimiter Frengu i cili si bashkepunetor i heroit e shoqeroi kete te fundit ne vitin 1466-1467 ne viziten e tij ne Rome Historia e popullit shqiptar f. 448. Dhimiter Frengu shkroi ne latinisht librin Komentar per punet e turqve dhe te zotit Skenderbe princ i Epirit botuar ne Venedik ne vitin 1539.

Ne faqet e tij ky autor thekson se Kastriotet jane nga Mati. Jo me vone por ne vitin 1553 Andrea Engjelli nipi i Dhimiter Frengut botoi ne Rome vepren Gjenealogjia e perandoreve romane dhe kostandinopolite. Libri i cili i eshte kushtuar gjenealogjise se familjes Engjelli i meshon tezes se Kastriotet ishin nga Mati. Me vone pro kesaj teze u shprehen edhe historiane te tjere. Keshtu ne vitin 1729 historiani francez Dy Kanzhe Dy Cange duke ju referuar Andrea Engjellit thekson se Costantinus Castriotus qe mban edhe mbiemrin Mazrek Meserechus ka qene princ i Aemathias Matit dhe Castoriae Kosturit.

Ndersa ne vitin 1921 Fan. S. Noli ne vepren e tij Historia e Skenderbeut mbretit te Shqiperise botuar ne Boston bashkohet me mendimin e Barletit qe Kastriotet ishin me origjine nga Mati.

Ne mbrojtje te tezes se Kastriotet ishin nga Mati doli edhe studiuesi Dilaver Kurti. Ne vitin 1974 ai duke polemizuar me tezen e Kristo Frasherit solli te tjera argumente mbi origjinen matjane te Kastrioteve te cilat u publikuan ne librin Trashegimni iliro-arberore botuar ne Tirane ne vitin 1999. Pro kesaj teze eshte shprehur se fundi edhe historian kishtar Andrea Llukani ne librin e tij Krishterimi ne Shqiperi botim i vitit 2010 ku midis te tjerave thekson edhe nje tjeter ide se Skenderbeu lindi ne Mat. Por shprehesja me e fuqishme e kesaj ideje u be nga viti 2006 edhe revista shkencore Emathia ku me aktivet me shkrimet e tyre ishin studiuesit Ferit Keputa Sulejman Cakoni dhe Ilirjan Gjika.

Ndersa teza se Kastriotet ishin nga Hasi eshte mendimi i dyte per origjinen e kesaj familjeje. Kjo teze u formulua per here te pare nga kronisti i Raguzes Pietro Lukari ne vitin 1605 P. Luccari Annali di Rausa Venezia 1605 Lib II f. 80. Midis te tjera ai thote Gjon Kastrioti ishte Zot i Krujes dhe rridhte nga nje familje qe doli nga Kastrati fshat nen juridiksionin e Hasit ne Shqiperi pak larg nga lumi Drin.

Te njejten ide shpreh edhe humanisti shqiptar Frang Bardhi ne vitin 1636 F. Blancus Georgius Castriottus etc. Venezia 1636 f. 70-71. Te dhena te tjera ne favor te kesaj teze jane edhe ato te disa autoreve te tjere si E. Fermenxhin Athanas Gegaj Aleks Buda Shefqet Hoxha Kasem Bicoku etj.

Historiani boshnjak E. Fermenxhin ne nje korpus dokumentesh per Bosnjen mesjetare E. Fermendzin Acta Bosnae Monumenta Spectantis Historam Slavorum Meridionalium vol. XXIII Zagreb 1892 f. 132 te gjetura ne nje manastir franceskan ne Hungari zbuloi te dhena mbi familjet fisnike boshnjake dhe shqiptare. Aty ne nje pjese te vecante thuhet Kastriotet ishin nga fshati Kastriot ne krahinen e Hasit. Pro kesaj ideje eshte shprehur edhe Athanas Gegaj i cili ne vitin 1937 ne tezen e doktoratures se tij ne Universitetin e Luvenit Belgjike me teme Shqiperia dhe invazioni turk i shekullit XV theksoi Kastriotet ishin nga Mazreku i Hasit por emrin Kastriot e kishin marre nga pronat qe kishin ne Mirdite.

Edhe nje nga studiuesit dhe historianet me te njohur shqiptare ish-kryetari i Akademise se Shkencave prof. Aleks Buda u shpreh qysh ne vitin 1951 se Kastriotet ishin nga Hasi.

Me kete ide u pajtuan edhe autoret e tekstit zyrtar te historise se Shqiperise botuar ne vitin 1959 historianet Selim Islami dhe Kristo Frasheri. Me pas kesaj teze ju bashkua edhe Kasem Bicoku nje historian i njohur i cili mendimet e tij ne mbeshtetje te origjines hasjane te Skenderbeut e parashtroi po ne gazeten Mesuesi ne date 18 dhjetor te vitit 1974.

Nderkohe qe me pare ne favor te kesaj teze ishte shprehur edhe studiuesi Shefqet Hoxha i cili e kishte prezantuar kete teme ne vitin 1969 ne Konferencen II te Studimeve Albanologjike te mbajtur ne Tirane ne vitin 1969.

Tezen e trete per origjinen e familjes se Skenderbeut e hodhi historiani austriak Falmerajer ne librin e tij Elementi shqiptar ne Greqi botuar se fundi ne Tirane ne vitin 2003. Ne fillim te shekullit XIX ai theksoi Kastriotet ishin nga fshati Kastri i Mirdites. Ne kete pike me Falmerajerin u bashkua edhe Athanas Gegaj por jo plotesisht duke theksuar vetem se Kastriotet emrin e moren nga fshati Kastri ne Mirdite.

Ndersa teza e fundit per origjinen e Kastrioteve eshte ajo se ata jane nga Dibra. Kete teze e hodhi per here te pare ne gazeten Mesuesi te dates 4 shtator 1974 Kristo Frasheri.

Sipas tij Kastriotet ishin nje familje shqiptare nga Dibra e poshtme dhe emrin ata e moren nga fshati Kastriot ne krahinen e Cidhnes qe ndodhet ne luginen e Drinit te Zi prane Peshkopise. K. Frasheri Nga ishin Kastriotet ku lindi Skenderbeu Mesuesi Tirane 1974 nr. 35-36.

Si argument kryesor Kristo Frasheri jep te dhenat e Gjon Muzakes i cili midis te tjerave ne kujtimet e tij thote Gjyshi i zotit Skenderbe quhej Pal Kastrioti dhe ky nuk kishte ne zoterim me teper se dy fshatra te quajtura Sinja dhe Gardhi i Poshtem. Te dy keto fshatra thote Kristo Frasheri Shkenca dhe jeta Tirane 1988 I f. 28-31 ndodhen balle per balle fshatit Kastriot ne te cilin ndeshim edhe nje toponimi interesante qe lidhet me emrin e Gjon Kastriotit si Kulla e Gjonit Kopshti i Gjonit Pusi i Gjonit Ograja e Gjonit etj.

Nje tjeter ide ne te cilin u mbeshtet Kristo Frasheri ishte edhe libri i humanistit italian Rafael Volaterrano botuar ne vitin 1506 R. Volaterrano Comentari. Ne shenimet e tij autori cileson Gjon Kastriotin me mbiemrin Dibra ose Dibrani.

Te tjere autore qe jane shprehur ne favor te kesaj teze jane edhe studiuesit Hazis Ndreu dhe Ali Hoxha ne vitet 1970.

Hazis Ndreu mbeshtet idene e Kristo Frasherit duke vene ne dukje toponimine e Dibres dhe vecanerisht ate te fshatrave Kastriot Sinje dhe Gardhi i Poshtem gazeta Mesuesi 14 janar 1976. Nderkaq ne favor te kesaj teze u shpreh edhe studiuesi tjeter Ali Hoxha i cili angazhohet duke argumentuar origjinen dibrane te Kastrioteve A. Hoxha Studime historike 3 1979 f. 229-236. Ndersa argumentet e fundit rreth kesaj ideje i shpreh edhe Fatos Daci i cili ne gazeten Tema ne shkrimet e datave 17-18 tetor 2005 u kundervihet jo vetem dy tezave te tjera te Matit dhe Hasit por me tone te ashpra perpiqet te argumentoje se Skenderbeu lindi dhe luftoi ne Diber. Pikerisht rreth ketij debati te vjeter ne vitin 2009 Fatos Daci ne mbeshtetje te kesaj teze botoi edhe librin Skenderbeu i vertete.

Nderkohe per kete teze ishte shprehur qysh perpara Luftes se Dyte Boterore edhe nje nga personalitetet politike dhe kulturore te Shqiperise se atyre viteve Mustafa Kruja por askush nuk guxoi ta citonte dhe permendte ate si pjese e ketij debati per shkak te etiketimit te tij si kuisling gjate viteve te regjimit komunist. Vetem pas viteve lsquo90 me botimin e vepres se tij Antologji historike u be atashimi edhe i ketij autori pro kesaj teze.

Historian

Nje argument dibran per Skenderbeun

Halil Rama

Pas nje pune gati 30-vjecare per origjinen e Kastrioteve qe legjendat i sillnin ne Diber te Poshtme ndersa disa studiues i largonin nga ky truall qofte nga padituria qofte qellimisht studiuesi Besnik S. Kbej vjen me nje liber tejet bindes per origjinen dibrane te Skenderbeut. Ne kundershtim me stilin e parlamentarizmit historik per vite me radhe ai ka ballafaquar shumicen e dokumenteve dhe argumenteve te dhena nga studiues te ndryshem harta etj. per te shkuar te burimi. Por. sipas tij krahina apo qendra administrative me emrin Hass apo As ishte nyja qe ngaterronte apo zgjidhte problemin.

Shfrytezimi i hartave qe identifikon Hassin si qender administrative ne Diber te Poshtme besoj se zgjidh problemin - shprehet autori. Gjithashtu ne kete liber ai ka sjelle te gjitha argumentet dhe kunderargumentet qe Hassi ka qene ne Fushe-Cidhnen e sotme si qender administrative ku kishte ne juridiksion Kastriotin Sinjat Gardhin e Poshtem Mazrekat etj. Autori argumenton bindshem se Hasi ka bashkejetuar per shume vjet bashke me Kastriotin por ne nje kohe te caktuar Kastrioti eshte rrafshuar per tu ringritur perseri nga cidhnaket.

Gjate studimit te ketij libri lexuesi do te kuptoje se ekzistenca e Hassit ne Diber te Poshtme me heret se Pashtriku ose Shullani sic njihet ndryshe Hasi i sotem perputhet me te dhenat dokumentare. Studjuesi i mirefillte Besnik S.Kebej beson se edhe perkrahesit e tezes hasjane per origjinen e Kastrioteve tashme kane material dokumentar qe flet ndryshe nga ata. Prandaj duhet te pajtohen me te verteten. Pikerisht edhe per keto arsye autori i ketij libri propozon qe ne sherbim te historise dhe se ardhmes ndoshta do te ishte ne interes qe fshati Fushe Muhurr te emertohet ashtu si ne kohen e Skenderbeut Gardhi i Poshtem ndersa qyteti i Peshkopise te emertohej qyteti Kastriot. Atehere sipas tij do te kishim dhe qarkun dhe prefekturen Kastriot. Vendosja e shtatores se heroit ne mesin e ketij qyteti ishte nje hap perpara por mund te cohet me tej duke ndryshuar dhe emrin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›