Regjistrimi i pallateve te reja si do te zgjidhet hipoteka

Ministria e Drejtesise ngre grup pune te vecante per nderhyrje ne ligj apo akte nenligjore. Thirrje qytetareve per te denoncuar aktet korruptive ne zyrat e Hipotekes
Ministria e Drejtesise do ti jape fund se shpejti problemit te mosregjistrimit te mjaft apartamenteve te reja ne Tirane dhe qytete te tjera te vendit. Hapat kane muaj qe jane ndermarre duke ngritur nje grup te vecante pune i cili do te beje nderhyrjet e duhura ligjore per tu ardhur ne ndihme qytetareve qe disponojne apartamente ne pallatet e reja por qe nuk i regjistrojne dot ato ne Zyrat e Regjistrimit te Pasurve te Paluajtshme. Me tej ministri nuk ka lene pa drejtuar edhe nje apel qytetareve shqiptare qe ne raste te perplasjes me afera korruptive ne zyrat e Hipotekave ti drejtohen Ministrise se Drejtesise dhe personalisht telefonit personal te tij duke adresuar rastet e konstatuara. E para duke perfituar nga prania juaj do ti drejtohesha cdo qytetari shqiptar qe cdo rast te zvarritjes te korrupsionit qe ata ndeshin nga zyrtare te Hipotekave ta adresojne tek ministri i Drejtesise. Numri i telefonit dhe e-maili im eshte publik dhe ne dispozicion te qytetareve qe kane ankesa. Ne trajtojme nje numer te madh te ankesave qe kane qytetaret. Por une dua te inkurajoj cdo qytetar qe te denoncoje kedo qe e zvarrit dhe nuk i zgjidh pune ne zyrat e regjistrimit te pasurive - deklaroi numri nje i drejtesise.
Regjistrimi i apartamenteve te reja
Regjistrimi i apartamenteve te reja te blere ne qytetet me te medha te vendit eshte shnderruar ne gangrene per shume qytetare. Kjo per shkak te disa problematikave te hasura per faj te kompanive qe u jane adresuar. Ministri Nishani ben publik per mediat iniciativen me te fundit qe eshte ndermarre nga Ministria e Drejtesise per ti dhene fund problemit te qytetareve. Ajo qe une desha te adresoj eshte nje iniciative qe ka ndermarre Ministria e Drejtesise duke ngritur nje grup te vecante pune per te bere nderhyrje te vecanta qofte ne ligj dhe qofte ne akte nenligjore per te bere te mundur rregullimin e nje situate qe shpesh here e ndeshim ne qytetet e medha. Sipas ministrit ne qytetin e Tiranes nje numer i madh qytetaresh nuk arrijne te regjistrojne pronen e tyre apartamentin e tyre te blere nga kompania e ndertimit per shkak se kompania qe ka ndertuar pallatin nuk ka plotesuar disa detyrime ligjore qofte duke ndertuar pertej njolles se miratuar per te bere ndertimin qofte duke ndertuar me teper kate ne ndertim qofte edhe per konflikte mes vete investitoreve apo dhe problemet qe kane me taksat. Ne do ta zgjidhim kete ceshtje duke bere ndryshime te rendesishme ne akte vendime qeverie rregullore apo dhe urdhra te ministrit apo kryeregjistruesit. Ne brenda ketij viti do ta zgjidhim kete problem per regjistrimin e pronave te qytetareve i cili nuk eshte per faj te qytetareve por per pergjegjesi te investitoreve. Nuk mund te penalizojme qytetarin per faj te problemeve qe ka sjelle investitori. Ne do gjejme mundesite ligjore per ti hapur rruge regjistrimit te pronave te ketyre qytetareve. Eumlshte nje pune qe ka nisur prej muajsh ne Ministrine e Drejtesise - perfundoi ministri Nishani.
Kompensimi i ish-pronareve rritje te buxhetit per vitin 2011
Kompensimi i ish-pronareve eshte cilesuar si nje nga prioritetet me te medha per kete vit nga ministri Nishani. Per te realizuar kete kompensim sipas ministrit eshte ndare nje fond special i cili eshte rritur gjate ketij viti per shkak te mosdjegies se fondeve dhe rialookimit te tyre per kompensimin. Keshtu sipas ministrit per vitin 2011 jane ne dispozicion te kompensimit te ish-pronareve 1.5 miliarde leke nga ALUIZNI 300 milione nga buxheti i shtetit 350 milione leke jane alookuar nga viti 2010 si dhe 30 milione leke nga te ardhurat e vete AKKP-se.
Fondi per demshperblimin e ish-te perndjekurve
Demshperblimi i ish-te perndjekurve politike ishte nje tjeter objektiv i cili ka pasur ecuri pozitive. Pergjate vitit 2010 Ministria e Drejtesise ka pergatitur dhe jane miratuar pese vendime te Keshillit te Ministrave me mbi 2700 emra te perndjekurish me nje vlere totale prej 10 miliard e 500 milion leke. Gjate 2011 angazhimi konkret i Ministrise se Drejtesise eshte perfundimi i procedurave per ish te perndjekurit qe ende nuk kane marre kestin e pare brenda marsit dhe fillimi i procedurave per marrjen e kestit te dyte nga kjo kategori. Per kete vit qeveria shqiptare ka alokuar mbi 2 miliard leke si fond per shperndarjen e demshperblimit per ish te perndjekurit. Gjithashtu nje arritje eshte konsideruar edhe regjistri elektronik per dosjet e ish te perndjekurve me qellim qe procesi te jete sa me transparent.