E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuqi, i lumtur për golat

Njazi Kuqi pati një sezon të shkëlqyeshëm, në nivelin personal. Sulmuesi kosovar zhvilloi paraqitje të shkëlqyeshme në Greqi, ndërsa këtë formë e vazhdoi edhe me përfaqësuesen finlandeze.

29-vjeçari realizoi dy gola për Finlandën, e cila e mposhti Estoninë, në një ndeshje miqësore me rezultat 2:1, të premten mbrëma. “Ishte një ndjenjë e shkëlqyeshme. Ne e arritëm fitoren dhe të dyja golat i realizova unë. Ishte një ditë e mirë për mua. Dita e mirë shihet në mëngjes”, deklaroi Kuqi për YLE Sports.

Vushtrriasi ishte rikthyer në ekipin skandinav në pranverë, pas mungesës prej afro katër vjetësh. Ai ishte ftuar në muajin prill nga selektori Mixu Paatelainen, në një ndeshje miqësore ndaj Austrisë. Kuqi shpreson që të ftohet edhe në të ardhmen në përfaqësuesen finlandeze. Kuqi shënoi golat në minutat 10 e 12.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›