Analiza gjykata e Elbasanit ka çështje civile të mbartura që nga 98-a
Nënkryetari i KLD-së u kërkoi gjyqtarëve të mos i shkelin të drejtat e qytetarëve
Laureta Rryçi
Analizat e gjykatave shpeshherë nxjerrin në pah dhe defektet që kanë secila prej tyre në gjykimin e përditshëm si të çështjeve penale, ashtu dhe atyre civile. Në analizën e djeshme në Gjykatën e Elbasanit u konstatua se kishte çështje civile që mbarteshin nga viti 1998. Ky problem iu kujtua togave të zeza nga nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu. Pasi ka realizuar disa analiza të tjera gjykatash, Spahiu duket se ka folur në mënyrë të drejtpërdrejtë me këta gjyqtarë duke u kërkuar që të mos shkelin të drejtat e qytetarëve. Në të njëjtën kohë Spahiu ka qenë i mirëkuptueshëm dhe me problemet që këta gjyqtarë hasin në punë e tyre. “Dua të ndalem që në fillim për problemet që konstatoj gjithandej dhe që e gjej edhe këtu, infrastrukturë e pamjaftueshme. Gjykatat shqiptare janë përgjithësisht gjykata pa hapësirë, duke përjashtuar disa investime të fundit që përgjithësisht nuk kanë dalë nga buxheti i shtetit si Gjykata për Krime të Rënda, Gjykata e Kavajës apo Gjykata e Apelit Gjirokastër, por që janë të paktë në numër, mendoj që ky komponent është determinant për figurën e Gjyqësorit në tërësi; sepse mobilimin e zyrave edhe e ndryshojmë, por sipërfaqeve të pamjaftueshme nuk kemi ç’u bëjmë, përveç se me një punë që fillon nga e para”, - u shpreh dje Spahiu. Sipas Spahiut, në problemet e Gjyqësorit të sotëm renditet edhe nevoja për një status më të fortë të gjyqtarit, ku një trajtesë financiare më e mirë dhe garancia për jetën më e plotë, janë “domosdoshmëri për gjyqtarin” dhe jo thjesht “cilësi që do t’i shkonte përshtat”.
Sipas statistikave, gjatë 2009-s janë marrë 436 vendime penale themeli dhe ndër vendimet e deklarimit fajtor, dënimi me burgim zë 81,3%.
Vlerësimi
Gjykata e Elbasanit është ndoshta e para gjykatë që do të marrë vlerësimin profesional nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë sepse procesi i vlerësimit të këtyre gjyqtarëve ka hyrë në fazën finale. Ky vlerësim hap siparin e aplikimit në Këshill të kriterit të rëndësishëm të vlerësimit profesional për efekt të karrierës së gjyqtarit. Lidhur me ngarkesën e punës në këtë gjykatë, gjatë 2009-s kanë përfunduar 6.041 çështje.
Po sipas statistikave, në çështjet civile, rreth 70% e tyre kanë përfunduar brenda 3 muajve dhe mbi 55% janë përfunduar për një ose dy muaj. Mirëpo numri dy i KLD-së është i mendimit se kjo nuk është situatë shumë optimale për shkak se janë problem çështjet civile që janë të mbartura nga vitet e kaluara. Rezulton që në këtë gjykatë të ketë çështje të mbartura që nga viti 1998, 2003, 2005, 2006. “Ky konstatim ndeshet në çdo gjykatë. Gjithandej ka një numër çështjesh që nuk marrin drejtim për vite dhe mesazhi im për ju është: tregohuni të kujdesshëm kur merrni vendime të tilla që e fusin një çështje në gjendje pezullimi. E dimë të gjithë që ka padi fiktive që ngrihen pikërisht për të pezulluar gjykime, ndaj tregoni vëmendje”, - u shpreh Spahiu rreth këtij problemi.
Inspektimi
Nënkryetari i KLD-së u ndal dje në fjalën e tij edhe mbi një inspektim që është bërë në Gjykatën e Elbasanit. Sipas Spahiut, gjatë një inspektimi nga ana e Inspektoratit të KLD-së është vënë re se dorëzimet e dosjeve gjyqësore nuk i respektojnë gjithmonë afatet procedurale. Ka pasur ankesa nga gjyqtarët se nuk ia dalin dot. Spahiu u ka kujtuar togave të zeza se u takon atyre të përshpejtojnë punën në mënyrë që të mos shkelin të drejtat e palëve për të paraqitur ankim brenda kohës së nevojshme. Ndërkaq duket se arsyetimi i vendimeve duhet të përmirësohet. “Vendimet e shkurtra janë vendime të paplota. Më lejoni t’ju komunikoj një shqetësim që ka ardhur në KLD nga Ministria e Drejtësisë dhe që lidhet me gjykatën tuaj. Ju operoni, siç e përmenda më lart, me gjykime të shumë kërkesave të të dënuarve që ndodhen në dy nga burgjet më kryesore të vendit, ai në Peqin dhe ai Kosovës në Lushnjë. Ligji thotë se gjykime të tilla duhet të bëhen në institucionin ku vuhet dënimi dhe jo në gjykatë, siç na është adresuar se ndodh këtu te ju. Ky shqetësim do t’ju transmetohet shpejt edhe me shkresë”, - përfundoi fjalën e tij Kreshnik Spahiu.
16 Shkurt 2010