E Diel, 1 Nëntor 2026

“My name is Khan” në festivalin e filmit në Berlin



Një nga filmat konkurrentë në festivalin e filmit në Berlin është edhe produksioni i Bollivudit, kinematografisë indiane. "My name is Khan" është filmi me aktor protagonist yllin e Bollivudit (një nga aktorët më të dashur nga tregu gjigand aziatik) Shah Rukh Khan. E pranishme gjatë premierës së filmit në Berlinale ishte edhe aktorja tjetër protagoniste, indianja Kajol. Regjisori i këtij filmi është Karan Johar. "My name is Khan" tregon jetën e një personi të besimit islam që vuan nga sëmundja e Aspergerit, e cila është një formë e zbutur e sëmundjes së autizmit. Personazhi kryesor, i cili luhet nga Shah Rukh Khan, gjatë zhvillimit të ngjarjeve në film bie në dashuri me një nënë të ve, rol që luhet nga aktorja Kajol. Kjo grua e pashme ka në pronësinë e saj një sallon bukurie. Por romanca e çiftit ndërpritet për shkak të rritjes së paragjyjkimeve ndaj besimit islam. Ky paragjykim rritet sidomos pas ngjarjeve të 11 shtatorit në Neë York.

Festivali i filmit ne Berlin, krijohet trotuari i yjeve

Për të shënuar 60 vjetorin e Festivalit të Filmit në Berlin në kryeqytetin gjerman u krijua Trotuari i Yjeve. Në zemër të rrugës Potsdamer, pranë Pallatit Berlinale, kryebashkiaku i Berlinit Klaus Uouereit dhe drejtori i festivalit Dieter Kosslick zbuluan yllin e parë të artë në nder të aktores gjermane Marlen Ditrih. "Këtu ku zhvillohet Berlinale, ku ngrihet muzeu i filmit, Berlini do ta paraqesë veten si kryeqytet ndërkombëtar i filmit", tha Uouereit duke folur për gazetarët. "Ne do të nderojmë personalitetet e filmit, artistët e mëdhenj që kanë zënë vend para e pas kamerës duke realizuar filma të mëdhenj. Ylli i parë i përket aktores Marlen Ditrih. Ajo ka qenë e do të jetë yll. Ne i detyrohemi shumë asaj". Organizatorët kanë në plan të vendosin më se 200 yje gjatë vitit që vjen.

15 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›