Analiza vjetore Nishani Shtyrja e Gerdecit fenomen shqetesues
TIRAN- Ministri I Drejtesise Buja Nshani e quajti shtyrjen e procesit gjyqesor te Gerdecit nje fenomen me permasa shqetesuese ndersa theksoi se mnistria ka tashme gati ndryshimet ne ligj te cilat shume shpejt do ti propozohen qeverise.
Ne analizen vjetore te Ministrise se Drejtesise kreu I saj Nishani tha se gjate vitit 2010 jane ndermarre shume reforma ndersa shtoi se prioritet per vitin 2011 do te jene rekomandimet e Komisionit Europian.
Ish zv.kryeministrin dhe ministrin e Ekonomise Ilir Meta duke iu referuar doreheqjes se tij Nishani e quajti nje model te rendesishem.
Shtyhet per te 15-en here gjyqi ne ngarkim te 29 te akuzuarve si pergjegjes per tragjedine e Gerdecit. Shtyrjet e pafundme te kesaj ceshtje si pasoje e mungeses se avokateve kane bere qe Gjykata e Tiranes ti drejtohet me ane te nje letre Dhomes Kombetare te Avokatise ku kerkon marrjen e masave ndaj avokateve pergjegjes per zvarritjen e pafundme te procesit. Ne seancen e sotme munguan dy avokatet mbrojtes te njerit prej te dyshuarve kryesore te tragjedise se rende Mihal Delijorgji por dhe avokatet e dy te pandehurve te tjere Dashnor Caushi dhe Latif Shatros.
Te pandehurit e ceshtjes Gerdeci akuzohen si pergjegjes per ngjarjen e ndodhur me 15 mars 2008 ne fshatin Gerdec te Tiranes kur si pasoje e nje shperthimi ne ish- fabriken e demontimit te municioneve luftarake humben jeten 26 persona ndersa shume te tjere u plagosen. Nga kjo ngjarje pati deme te shumta materiale ne zonen perreth. Procesi per ceshtjen Gerdeci eshte duke hasur veshtiresi ne zhvillimin normal te tij..