Haxhinasto: Solidariteti është në frymën tonë organizative

Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, gjatë fjalës së mbajtur në Komitetin Drejtues Kombëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, deklaroi se qëllimet e LSI-së janë mjaft të larta dhe i përkasin një sistemi moral të konsoliduar, duke i kapërcyer vogëlsirat dhe aktet e shëmtuara. Jo vetëm kaq, por për të, anëtarësia e LSI-së e cila ka patur gjithmonë besim tek drejtuesit e saj, meriton më shumë dhe prandaj duhet menduar vetëm për përmbushjen e aspiratave të saj, edhe në qeverisje, duke kapërcyer të gjitha pengesat që dalin rrugës .