Nishani: 2011, prioritet rekomandimet e KE

Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani në analizën vjetore të kësaj ministrie ka thënë së gjatë vitit 2010 janë ndërmarrë reforma shumë të rëndësishme siç është ajo e anti-mafias, ndërsa për vitin 2011 ai tha se Ministria e Drejtësisë do të ketë prioritet rekomandimet e Komisionit Europian.
Shtyrjen e proçesit gjyqësor të Gërdecit, ministri i Drejtësisë e ka quajtur fenomen me përmasa shqetësuese, për të cilin ai ka thënë se do të kërkohën ndryshime në ligj, të cilat do ti kalohen qeverisë.
Sipas Nishanit, ligji për Gjykatën Administrative është themelor. Ai ka folur gjithashtu për ish-zv/kryeministrin Ilir Meta të cilin e ka quajtur model të rëndësishëm në politikë.