Halimi: Video-përgjimi, trillime
Pas akuzave e kundër akuzave nga deputetët e PS, i menjëhershëm ka qënë dhe reagimi nga pala kundërshtare. Deputeti i Partisë Demokratike Eduard Halimi deklaroi se video-përgjimi, është vetëm një mashtrim dhe i realizuar me mjaftë mjeshtëri nga kreu i opozitës Edi Rama.
Ndërkaq, Halimi theksoi publikisht se këto akuza dashakeqe, nuk kanë aspak vërtetësi, dhe në këtë kurth nuk kanë për të rënë shqiptarët.