Analiza/Edvin Xibraku po fut minatorët në tunelin e kutive
Të flasësh kundër minatorëve është një kauzë e gabuar, dhe njëkohësisht e humbur moralisht. Ata kanë qenë njerëzit që kanë kontribuar në të ardhurat kombëtare më shumë dhe që kanë marrë më pak. Pensionet do të rivlerësohen, në mënyrë që edhe ata të ndjejnë qëndrimin e ri ndaj tyre. Por mbetet për t’u thënë se kauzat e tyre përdoren nga cinikët e opozitës për të baltosur pozitën qeverisëse. Loja politike nuk e ka për hiçgjë të përdorë “minatorët” si pedinë në skakierën politike.
Kësisoj si shumë herë të tjera me radhë minatorët e minierave të Bulqizës kanë ndërprerë punën dhe kanë zbritur në mes të Tiranës me autobusët e faturuara nga PS, jo për turizëm, por për të protestuar. Edhe pse protesta e tyre mund të këtë ndonjë ashkël të drejte kur kërkojnë kushte më të mira dhe më të sigurta pune, t’u paguhet për çdo incident në punë, etj. Nuk mund të anashkalohen përdorimi i tyre në aktualitetin e politikës shqiptare. Minatorët me skenarë të përsosur politikë “tentuan” thyerjen me forcë të godinës së kryeministrisë. Ishte një element më shumë për të identifikuar mandantët politikë për të marrë “kështjellën”, siç e quajnë anarkistët socialistë. Fiqiri Xibri bërtet tani për minatorët të cilët ai vetë (me profesion elekricist në Valias, pastaj në Gjermani) i la pa miniera. Assesi politizimi i qëndrimeve të tyre është i paprecedentë kur inskenojnë konfrontime me forcat e policisë. Ekskursioni i financuar paqësisht nga krye-sindikalisti
soc-komunist Fiqiri Isuf Xibri - njeriu me vetëdije vegël i Edi Ramës në sindikatë - desh u kthye në një tentativë destabilizuese për institucionet. është e qartë tashmë se karriera politike e Fiqiri Xibrit dhe e deputetit të pamandatuar si duhet Qemal Minxhozi lidhet kryesisht me mbarëvajtjen e protestave kur opozita socialiste ka hallin e përfaqësimit në medie. Etja për të qenë të zellshëm në prehrin e Evdin Ramës me kërcënime demonstron shtytjen kryesore të opozitës për destabilizim. Më tej sindikata mund të na tregojë bashkë me deputetin në tentativë Minxhozi se sa kanë bërë qeveritë socialiste për hallet e minatorëve. Asgjë!
Por sot është loja e Edi Ramës për të përdorur sindikatën e minatorëve për të thënë se ne mund të bëjmë protesta me karakter të tillë e mund të konfrontohemi me policinë kur të duam. Shantazhi që vjen në emër të një kauze të lodhur është ai i hapjes së kutive. Nënteksti i Fiqiri Xibrit në protestë ishte po ai: po të hapen kutitë do të gjenden lekët që u mungojnë minatorëve.
Më keqpërdoruese se kaq nuk bëhet.