E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analiza/Spanja, 500 vjet krizë

03-06-2012 / Nga Sebastian Schoepp (Presseurop. Eu)

Çfarë nuk shkon me Spanjën? Gjatë qeverisë së kryeministrit José Maria Aznar (1996-2004), Spanja ishte simboli i kuintesencës së re të BE-së. Njëqind e pesëdhjetë miliardë euro, në ndihma strukturore, u derdhën nga Brukseli në ekonominë e katërt më të madhe të eurozonës. Por në vend të fabrikave të begata, tokat shterpe të Andaluzisë dhe Kastiljes janë mbushur me projekte të mbetura përgjysmë, të braktisura, të mbetura aty si rrënojat e kështjellave të Cid-it. Ky fakt zbulon një model social anti-ekonomik, e cila ka karakterizuar Spanjën për më shumë se 500 vjet.
Në kohët moderne, Spanja ka përjetuar një izolim të vetë-imponuar, e cila përfundoi vetëm në vitet gjashtëdhjetë, kur diktatori Francisko Franko i hapi kufijtë për turistët. Kështu, Spanja hyri me një këmbë çalë në epokën moderne, “ajo erdhi avash-avash dhe nxitoi si një mysafir, i cili arrin me vonesë në një banket dhe hëngri shpejt e shpejt për të fituar kohën e humbur”, shkroi Juan Goyrtisolo në esenë e tij të 1969, “Spanja dhe spanjollët”, çka është shumë relevante dhe sot. Pas njëzet vitesh, me të njëjtin nxitim, Spanja ka filluar të shpërndajë paratë e ardhura nga qielli nën formën e ndihmave strukturore të BE-së.
Megjithatë, në vend të investojë në një shoqëri produktive, ajo kërkuar të bashkohet sa më shpejt të jetë e mundur me BE-në, të modernizohet - dhe kjo do të thotë, mbi të gjitha, të duket moderne. Paratë u kanalizuan në tregun e ndërtimit. Në fillim kjo u bë me mençuri, por më vonë - për politikën ultra-liberale të Aznar-it për tokat – me frenezi.
Triumfi i të menduarit  anti-ekonomik, megjithatë, kish filluar në vitin 1492. Spanja jo vetëm kish zbuluar Amerikën, por mundi dhe mbetjet e fundit arabe në Granada, si dhe në shekujt në vijim do të dëbonte nga territori i saj, myslimanët dhe çifutët. Këto dy grupe etnike ishin shumë aktive në tregti. Megjithatë, fisnikëria spanjolle  urrente punën sipas një kod të çuditshëm nderi dhe shikonte tek armët detyrën e  vetme të përcaktuar nga Perëndia. Pasuria e kolonive shkrihej në duart e tyre si ar i lëngshëm. Evropa Qendrore u pasuruar me arin e Inkasve dhe fisnikëria spanjolle i prishi të gjitha në prona, dhe kështu lindën latifondet.
Për tre shekuj Inkuizicioni i dha pa pushim gjueti herezisë në çdo gjë që dukej produktive. Cilido i përkushtohej kërkimit shkencor, ose ngatërrohej me diçka të lexuar, rrezikonte shkuarjen në turrën e druve. Pas inkuizicionit, neveria ndaj përparimin mbijetoi në katolicizmin nacionalist dhe sekularizmi dështoi të dilte në sipërfaqe. Vetëm në vendet baske dhe në Katalonjë u ndërtuan disa infrastruktura të industrisë. Nevojitej krijimi i lidhjeve dhe në të njëjtën kohë t’i parandalonin ato. Filloi skicimi i një rrjeti hekurudhor, por me një matës të ndryshëm nga ajo Francës, në mënyrë që të mos afrohej shumë me Evropën. Kjo ka bërë të zakonshme thënien se Evropa mbaronte në Pirenej.
Në shekullin e XIX-të u duk një shenjë paralajmëruese e një shtrese të mesme dinamike,  tregtare, e aftë për të kuptuar diçka në lidhje me politikën, së bashku me një lëvizje anarkiste që ishte shumë më e fortë në Spanjë, se kudo tjetër në botë. Kjo lëvizje u rikthye në jetën sot, në maskën e lëvizjes së Indignados që u mblodh në sheshin “Puerta del Sol” të Madridit, anëtarët e së cilës janë të bashkuar me përbuzje e tyre për kapitalizmin, por të paaftë për të krijuar një lëvizje kohezive. 
Anarkizmi, triumfues i viteve tridhjetë, u mbyt nga rebelët e Frankos në Luftën Civile. Spanja nën Frankon e gjeti veten sërish të projektuar drejt Inkuizicionit . Për të mbajtur paqen pas luftës, Franko qëllimisht favorizoi paralizën, palëvizshmërinë absolute. Me ndihmën financiare dhe stimuj për pasuri të patundshme, çka bëri shumicën spanjollëve pronarë të një banese dhe kësisoj i hapi rrugë rritjes spekulative që do të vinte më pas.
Përtej Pirenejve – Në qoftë se do të mund të  kapërcejë kaos politik që erdhi pas fundit të diktaturës në vitin 1975 dhe rezultoi në një shoqëri tolerante, megjithatë, Spanja mbeti ekonomikisht si në Mesjetën e vonë. Shumë gazeta spanjolle dhe blogje janë të dominuara nga një retorikë autoreferenciale . Krenaria ka penguar njerëzit e Kastilje dhe Andaluzizë për të parë nga afër Baskët dhe Katalanasit, të cilët prodhonin shumë, ndërsa këta të fundit kanë refuzuar të ndanin talentin e tyre me pjesën tjetër të vendit.  Për spanjollët, shkruan Goytisolo, përfundimi i një detyrë është më e rëndësishme për përfshirjen personale sesa për atë që fitohet. Por tregjet anglo-saksone, të dominuara nga efikasiteti i ftohtë protestant, nuk i kanë lënë kohë Spanjës për të përfituar nga pikëpamja komerciale.  Konvertimi thelbësor për një arsimin të orientuar nga praktika dhe kërkimi është e penguar tani nga logjika e kursimit.  Derisa  Europa të hezitojë për të shemburin kufirin e Pirenejve nëpërmjet ndihmës së shenjëstruar për modernizim  të ekonomisë dhe arsimit, Spanja duhet të mbështetet tek ë një karakteristikë kombëtare që, sipas Goytisolo, gjithmonë ka ndalur ngjitjen e saj: “ushqyerja shpejt e shpejt”. Spanjollët e di se çfarë do të thotë të mbijetosh një krize: ata po bëjnë nga pesë shekuj.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›