Sa na mungon një Sabri Godo!
Kisha vendosur të mos shkruaja për të ndjerin Z. Sabri Godo, sepse gjithmonë më ndjek një ndjesi se fjalët kurrë nuk arrijnë të shprehin vërtet atë që ndjejmë brenda në shpirt e zemër. Por kjo figurë e lartë, e vlerësuar kaq shumë edhe nga opinioni ndërkombëtar, më shkon shpesh në mendje këto ditë kur po shikojmë kaq hapur se shumë zëra po dëgjohen në një shtrëngatë që po bëhet gati të shpërthejë.
Më mungon zëri i tij i shtruar që pasi të hiqte vërejtje, vazhdonte të bisedonte me ty si për të treguar se pëlqente të të kishte bashkëpunëtorin e tij më të mirë. Më mungojnë fjalët e tij që godisnin në shenjë pa të fyer, pa të goditur në një luftë frontale siç bëjnë sot e mot politikanët tanë.
Unë kurrë se kam kuptuar ndryshimin e tonit të tij kur ai kritikonte e kur komentonte një deklaratë. Jo, vërtet se bëja dot dallimin, sepse ai nuk dinte të fyente. Ai nuk ra asnjëherë të vetme në nivelin e diskutimeve të këtyre politikanëve tanë. Jo vërtet se mbaj mend.
Më mungon pena e tij që dukshëm kishte ndikuar edhe në sjelljen e tij në skenën politike, një aspekt që se kemi parë tek ndonjë politikan tjetër që edhe shkruan romane sot për sot.
Dhjetorin e kaluar Shqiptarët e humbën hartuesin e Kushtetutës së Shqipërisë moderne dhe demokratike. E sigurt, ai mori me vetë një brengë të madhe, atë të lënit nga pas të një politike me të cilën Shqiptarët nuk do ta kenë të lehtë ta bëjnë; një politikë e ashpër që gërryhet nga dita në ditë nga pasioni për pushtet.
Sot Sabri Godo na mungon jo vetëm për vetitë e veçanta në uljen e tensioneve politike dhe uljen e kundërshtarëve në një tavolinë, por edhe për faktin se ai do të ishte kandidatura më e mirë për President. Ai vërtetë do të dinte të përfaqësonte me dinjitet popullin e tij.
Tek shohim përsëri allishverishet e radhës, mendoj “O Zot sa na mungon një njeri i tillë! Ku ta gjejmë?” … E thashë mirë në fillim o njeri, fjalët kurrë nuk arrijnë të shprehin ashtu siç duhet atë që ndjejmë në shpirt!
(er.nu/GSH/BalkanWeb)