E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analizat: Gerdeci eshte i paster

TIRANE - Mberrijne analizat per token e Gerdecit. Mbetjet e elementeve te ndryshem pas shperthimit tragjik te 15 marsit, nuk kane dale te rrezikshme. Pak dite me pare ne Tirane kane mberritur nga Italia, analizat per token e fshatit qe eshte kontaminuar dhe pergjigja ka qene qe ne 800 metra nga krateri i shperthimit mund te jetohet. Analiza u jane bere mbetjeve te barutit. Nderkohe qe nga an tjeter vetem pas 2 vjetesh, kur perfundon projekti i qeverise per monitorimin e tokes, ajrit dhe ujit, banoret do te mesojne nese rikthimi ne fshat ishte zgjidhja e duhur apo jo.

Analizat e mberritura nga Italia per kontaminimin e tokes se Gerdecit kane treguar se aty mund te jetohet. Specialistet deklarojne se zona 800 metra larg kraterit nuk eshte e ndotur. Analizat jane bere per dy elemente kimike qe shkaktohen nga shperberja e barutit. Keto elemente sjellin rrezikun e semundjeve kancerogjene. Rezultatet pozitive per token e Gerdecit, kontestohen nga specialistet e kimise analitike. Nderkohe qe zona perreth shperthimit konsiderohet nga me te ndoturat ne kete vend. Analizat e kryera deri me tani nga Instituti i Shendetit Publik jane bere larg qendrave te banuara dhe sidomos kesaj pike te ndotur ne mase. Sipas burimeve kjo zone do te vazhdoje te monitorohet ne terma afatgjate, lidhur edhe me ujerat nentokesore dhe me ndotje te metejshme. Sipas specialisteve se, kjo zone ka edhe ndotje ne disa lloj substancash, te cilat nuk kane nje kapacitet te madh ne Shqiperi.

Per te pare shkallen e kontaminimit te tokes dhe te ujit ne zonen e Gerdecit, pikerisht aty ku ka ndodhur shperthimi, analizat me te detajuara jane derguar qe te behen ne Itali e Angli. "Dioksioni, PCD-te apo edhe ndotesit eksplozive, sic eshte TNT-ja, jane duke u eksploruar nga agjenci te ndryshme ne vend. Disa analiza te tokes, per ndotjen nga baruti u kryen ne Siena te Italise. Ne pergjigjen e ardhur thuhet se nuk ka rrezikshmeri ne kete zone te ndotjes. Niveli i saj eshte ne parametra te pranueshem. Te dhena te tjera bejne te ditur se metalet toksike si plumbi, zinku, kromi, kadmiumi dhe bakri, jane ne limitet e standardeve evropiane. Por dhe pse te dhenat tregojne qe ndotja eshte ne nivele jo alarmante, perseri banoreve u eshte bere thirrje qe te mos kthehen ne banesat e tyre, pasi asnje gje nuk eshte e sigurt.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›