E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shirat dhe te ftohtit largojne pushuesit

Sarande - Gjysma e dyte e korrikut solli ne Sarande me shume pushues, duke permiresuar keshtu zbrazetine e fillimit te muajit. Por shirat, era dhe te ftohtit e dy diteve te fundit boshatisen plazhet dhe bregun e detit. Pushuesit, qe deri paraditen e te merkures gezonin detin e diellin, papritur u vune ne qender te ciklonit, qe egersoi detin, madje kjo shtrengate behet e ditur se ka mbyllur dhe tragetet ne portin detar. Sikur te mos mjaftonte era e forte, i cila i kalonte 26 meter ne sekonde, e enjtja eshte shoqeruar dhe me shira te rrembyeshem. Nga bregu u larguan turistet, pushuesit deri edhe vendasit, te cilet e lane qytetin te boshatisur. Pushuesit u "kycen" ne hotele e motele, ne pritje te qetesimit te kohes. Shume prej tyre iu drejtuan butikeve per te blere rroba te dimrit. I ftohti i mbremjes dhe gjate dites ka bere qe te pushojne kondicioneret dhe te mbyllen grilat. Nderkohe qe, disa nga pushuesit mblodhen plackat per t'u larguar, ne pritje te qetesimit te motit dhe kthimit te temperaturave normale te stines per te vijuar plazhin. Te shqetesuar per uljet e temperaturave dhe shtimin e eres, bizneset e hoteleve te frikesuar nga largimet e pushuesve, qendrojne me syte nga qielli dhe veshet nga ndonje informim i sinoptikaneve. Largimi i pushuesve eshte fatal per ta, aq me teper qe edhe sezoni nisi vone kete vere.

Ne gjirin e Sarandes vetem nje anije e madhe qendroi deri vone per t'u larguar edhe ajo drejte limaneve me te qeta nga keqesimi i dallgeve qe sa vinin e shtoheshin.

Tragetet mbeten brenda portit, pasi kapitaneria nuk ka lejuar asnjeren te leviz drejt detit te hapur. Ne te njejten situate u ndodhen edhe anijet qe perpunoheshin ne port, pasi puna normale per shkarkimin e tyre ishte e pamundur nga dallget qe ngriheshin deri lart ne kuverte. Dje kahja e levizjes se mjeteve kishte ndryshuar sens. Me shume mjete me pushues iknin drejt qyteteve te tjera, duke u larguar nga Saranda. Ky largim sillte mes qytetareve trishtim, pasi vera eshte stina e qytetit jo vetem ne dyfishimin me banore, por edhe te shtimit te te ardhurave. Pikerisht ketu eshte edhe shkaku i pezmatimit qe sollen ditet e fundit me prishjen e motit. Pushuesit nga pasditja braktisen hotelet per te qendruar ne lokale. Dy ditet e fundit, boshatisen jo vetem bregdetin, por edhe qytetin. Bosh kane qene klubet, restorantet dhe shetitoret, te cilat ndryshe nga dite me pare nuk kane qene te populluara. Edhe shume emigrante kane anuluar ardhjet per ne Shqiperi, pasi kane gjykuar se pushimet duhen shtyre ne pritje te nje kohe me te mire. E keqja eshte se edhe ditet deri ne fund te muajt korrik parashikohen te jene me kohe jo te mire. Keshtu pushuesit jane ne medyshje te qendrojne apo te largohen per t'u kthyer me ngrohjen e motit. Sidoqofte, ditet e fundit pushuesit jane mbyllur brenda hoteleve e moteleve, ne pritje per ditet me diell.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›