Mijera fansa presin Ronaldinjon
Skuadra olimpike braziliane e futbollit ka mberritur ne Singapor, per te nisur pergatitjet ne prag te Lojerave Olimpike Pekin 2008, ku eshte pritur nga shume tifoze qe kerkonin te shihnin Ronaldinjon. Skuadra braziliane do te zhvilloje vetem pjesen e pare te pergatitjeve ne Singapor, per t'u transferuar me pas ne Vietnam perpara se te udhetoje drejt kryeqytetit kinez, ku do te marre pjese ne Olimpiade. Shume fansa vendas kane pritur ne aeroport me shpresen per te bere foto apo per te marre ndonje autograf nga yjet e futbollit brazilian te Milanit, Ronaldinjo dhe Pato. "Shpresoj te takoj Paton dhe Ronaldinjon dhe te bej nje foto me ta. Kjo eshte endrra ime", ka thene nje tifoz. Nderkohe, trajneri Dunga, i cili drejton dhe Kombetaren e pare braziliane eshte nen presion, pasi ne Brazil te gjithe kerkojne medaljen e arte ne futboll ne Pekin 2008. Pervec Ronaldinjos dhe Patos, pjese e skuadres olimpike braziliane, madje edhe talenti i Mancesterit, Anderson, dhe ai i Liverpulit, Lukas. Nderkohe, Dunga duhet te beje gjate Lojerave Olimpike, pa futbollistin e Milanit, Kaka, dhe ate te Realit te Madridit, Robinjo, te cilet nuk jane lejuar nga klubet e tyre per te udhetuar drejt Pekinit. Nderkohe qe Diego i Verder eshte "arratisur" nga skuadra.