E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stresi në punë stërmundon zemrën

Autori i Lajmit: red.
Një studim londinez, i publikuar në “European Heart Journal”, ka individualizuar disa nga mekanizmat, direkt dhe indirekt, që lidhin stresin në punë me shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare. Sipas punimit të realizuar nga shkencëtarët e “University College of London”, stresi i akumuluar gjatë punës, “minon” shëndetin e zemrës, duke vepruar në disa fronte, mbi stilin e jetës jo të përshtatshëm, favorizon sindromën metabolike, ndikon në sekretimin hormonal të sistemit nervor autonom. Një punim ky, që është analizuar pas përpunimit të pyetësorëve, vizitave dhe ekzaminimeve klinike të një kampioni prej 10.000 punonjësish publikë anglezë. Studimi ka zgjatur gati 12 vjet. Shfaqja e sëmundjeve kardiovaskulare është vlerësuar, duke marrë në konsideratë verifikimin gjatë periudhës së studimit të infarkteve (fatale apo dhe jo fatale), me dhe pa praninë e anginës. Përveç kësaj, është vlerësuar dhe shfaqja e faktorëve të riskut si, sindroma metabolike, mbipesha, rritja e nivelit të kortisolit në mëngjes dhe përbërësve të dëmshëm, konsumimi i alkoolit, duhanit, mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja e keqe. Rezultatet e studimit kanë treguar se, një punë stresante është e lidhur drejtpërdrejtë me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, mbi të gjitha mes punonjësve nën moshën 50 vjeç. Veprimi i kryer favorizon shfaqjen e sjelljeve “të këqija”, ushqyerje e karakterizuar nga një konsum i pakët frutash dhe perimesh dhe aktivitet i pakët fizik. Studiuesit kanë konfirmuar dhe veprimin direkt të stresit mbi sistemin nervor autonom, që rregullon funksionet e muskulit kardiak. Lajmi jo i mirë është fakti se, dhe personat nën 50 vjeç, pavarësisht se kanë rezistencë fizike, përfaqësojnë një grupmoshë në rrezik. Sipas autorëve të studimit, rezultatet duhet të shërbejnë si “sinjal alarmi”, në mënyrë që të gjendet shpejt një mënyrë e përshtatshme për të shkarkuar stresin që akumulohet gjatë punës së përditshme.

Ky lajm është publikuar: 25/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›