Karaxhic ushtronte profesionin e mjekut ne Vjene dhe Itali

I akuzuari per gjenocid dhe krime lufte, Radovan Karaxhic, ka qene ne Vjene gjate viteve sa ishte ne kerkim dhe ka ushtruar profesionin e sheruesit. Ne Vjene jeton nje komunitet i madh serb, ne mesin e te cileve ishin dhe pacientet e te akuzuarit per gjenocid. Lajmi behet i ditur nga gazeta austriake "Kurir". Tani qe lideri i serbeve te Bosnjes, Radovan Karaxhic, eshte arrestuar mesohen dhe detaj rreth menyres se jeteses se tij ne fshehtesi. Me ne fund doli se i shumekerkuari i Gjykates se Hages, Radovan Karaxhic, nuk fshihej as ne shpellat malore te Malit te Zi, e as ne manastiret ku mund te arrihet vetem me kuaj. Ai jetonte i lire, madje ushtronte profesionin e tij jashte kufijve te Serbise, ne Vjene. Gjithashtu lideri i serbeve te Bosnjes qarkullonte lirisht nen maskimin e tij duke kryer profesionin e tij si mjek ne Itali, perpos kesaj ai pushtonte atje. Keto fakte po dalin ne drite nga mediat evropiane, te cilat po trajtojne gjeresisht kete arrestim dhe menyren e jeteses se tij.
Duke e quajtur veten dr. Dragan Dabic, me mjeker karakteristike per filozofet, ai jepte leksione per medicinen alternative dhe frekuentonte lokale neper Beograd. "Kasapit te Bosnjes" i pelqente te ulej ne tavolinen poshte portretit te tij dhe te Mlladicit e te pinte vere te kuqe. Veshtire besohet se te pakten disa njerez nuk i kane ditur te fshehtat e tij, perfshire pjesetare te sherbimit sekret serb. Dejan Anastasijevic, gazetar hulumtues per te perjavshmen "Vreme" te Beogradit, tha se Karaxhici nuk mund te fshihej pa pasur nje rrjet njerezish qe e mbronin. "Definitivisht, Karaxhici kishte ndihme profesionale ne ndertimin e identitetit te rrejshem dhe sigurimin e dokumenteve. Po ashtu, ai kishte te ushtruar menyren e sjelljes dhe keto gjera mund te behen vetem nga profesionistet", tha Anastasijevic. Autoritetet ne Beograd gjithnje e kane mohuar se te kerkuarit e Hages jane mbuluar nga elemente te sherbimeve te sigurise.
Gazetat britanike botojne shkrime dhe komente per Radovan Karaxhicin. Ne faqet e saj nderkombetare gazeta "The Times" boton nje artikull qe tregon se si Karaxhici, nje person ne arrati qe i fshihej drejtesise, arriti te gjeje liri ne klubin e tij te preferuar qe quhej 'Cmendina'. Gazeta thote se me identitetin e rreme Dragan David Dabic, Karaxhici ishte nje klient i rregullt ne ambientet e ketij pub-i. Sipas "The Times" ai shpesh kendonte me te tjeret ne kete klub, madje i binte shpesh gusles, nje variant i lahutes qe eshte karakteristike per vendlindjen e tij, Malin e Zi. "Madje, nje nate, ai i kendoi nje kenge vella Radovanit, qe fshihej ne shpelle", citon disa deshmitare kjo gazete. Gazeta citon pronarin e lokalit, 54-vjecarin Tomas Kovijanic, se kishte refuzuar disa shuma te medha parash per ta shitur instrumentin ku kishte luajtur Karaxhici. "E si mund te shes nje Stradivar", i tha ai gazetes, ne nje interviste ne lokalin e tij, ku ne sfond bien ne sy fotografite e Karaxhicit dhe Ratko Mlladicit. Gazeta thote se vitin e fundit, Karaxhici ka jetuar vetem ne nje apartament me qira, ne katin e katert, te nje pallati ne Beograd. Sipas saj, ne mure ai kishte vene fotografite e kater 'niperve fiktive', qe kishin dale ne fotografi me bluzat e ekipit La Lakers, per te treguar se kishte familje ne Amerike. "The Times" citon gjithashtu, se ai ishte i shoqeruar ne shume raste nga nje grua, qe ata e njihnin vetem si Mila dhe e konsideronin si gruan e tij.