Analize e qeverise me gota kokteji
Kryeministri Sali Berisha do te beje analizen njevjecare te punes qeverise se tij, ne festen e fundvitit me gazetaret dhe botuesit. Berisha krahas nje kokteji te shtruar per te gjithe te ftuarit, do te mbaje nje fjalim mbi suksesin e qeverise dhe te shumices ne pushtet per vitin 2007. Zgjedhja e Presidentit te Republikes, Bamir Topi, zgjedhjet vendore te shkurtit, si dhe ecuria e nenshkrimi i Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit, jane disa nga pikat mbi te cilat do te perqendrohet Berisha ne fjalen e tij. Te tjera pika per t'u "mburrur" kryeministri jane rritja e pagave ne sektorin e arsimit dhe te shendetesise, rritja e pensioneve, shperblimet e fundvitit per pensionistet dhe buxhetoret. Kryeministri nje rendesi te madhe do t'i kushtoje gjithashtu edhe ndertimit te rruges Durres-Kukes-Morine, per te cilen mazhoranca "sakrifikoi" edhe imunitetin e ish-ministrit te Transporteve, Lulzim Basha, minister i Jashtem ne detyre. Kreu i mazhorances kohen me te madhe do t'ia kushtoje kesaj ceshtjeje, i nxitur nga kritikat e vazhdueshme te opozites dhe hetimet e prokurorise lidhur me tenderimin e rruges mbarekombetare. Nismat parlamentare, si heqja e imunitetit te zyrtareve te larte, projektligji i Akademise se Shkencave, ai i arsimit te larte apo paketa fiskale bashke me buxhetin suplementar, Berisha i ka shenuar si suksese qe do t'i numeroje perballe gazetareve. Natyrisht qe ne kesi rastesh, gezimi eshte ne plan te pare dhe jo hidherimi per politikat e gabuara qe kane percjelle qeverisjen. Nese per Berishen projektligjet e mesiperm jane suksese, per opoziten boten universitare dhe akademike, per shoqerine civile dhe komunitetin e juristeve jane shkelje serioze te ligjit dhe Kushtetutes, sikurse injorimi per vendimet e Gjykates Kushtetuese per ish-ushtaraket, akademine, arsimin e larte apo drejtesine.
Edlira Prendi