E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fshatce spiunojne bordellon

KORCE - Nje shtepi publike u zbulua dje, rreth 10 kilometra larg qendres se Korces, nderkohe qe perfunduan ne pranga nje punetore seksi dhe i dyshuari si pronar i bordellos. Hoteli-bordello ne fshatin Ravonik te Korces, kishte pak kohe qe ishte nen vezhgimin e Policise Kriminale, ndersa kishte tronditur banoret e fshatit Ravonik, te cilet ishin edhe "spiunet" e aktivitetit te paligjshem. Policia arrestoi dje pronarin e motelit, 43-vjecarin Ardit Bezhani, si edhe njeren prej prostitutave, ndersa nje tjeter eshte shoqeruar ne komisariat, per t'u lene me pas e lire, per shkak te shtatzenise se saj. Uniformat blu kapen dje ne flagrance nje klient 49-vjecar, me inicialet R. L., banori i Korces, duke kryer marredhenie seksuale me dy prostituta njeherazi, njera prej se cilave ne muajin e nente te shtatzenise, kurse tjetra nene e dy femijeve. Sherbimet e seksit, prostitutat me inicialet S. P., 35 vjece dhe A. K., 28 vjece, i kryenin kundrejt nje pagese prej 30-40 mije lekesh te vjetra, ku gjysma e pageses shkonte per pronarin Bezhani. Policia beri me dije se fillimisht dy grate nuk pranuan se ishin prostituta, por thjesht te punesuara. I. Vreto

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›