E Diel, 1 Nëntor 2026

Analizë raportit të progresit për mediat

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po studion me vëmendje progres-raportin e fundit të Bashkimit Europian, sidomos në fushat që kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat e shtetasve, si dhe forcimin e mëtejshëm të shtetit ligjor. "Në këtë drejtim, në raport përmendet si rast gjoba e aplikuar nga KKRT-ja në dëm të TV "News 24", lidhur me transmetimet e spotit të një organizate joqeveritare (G99). Duke e konsideruar masën e mësipërme ndaj "News 24" të nxituar dhe të kundërligjshme, KShH ka reaguar publikisht që atëherë dhe i ka sugjeruar KKRT-së të rivlerësojë dhe ta anulojë atë, gjë që për fat të keq nuk ndodhi", thuhet në deklaratën e KShH. "Flagrant ishte dhe rasti i gazetës ‘Tema‘, i cili gjithashtu përmendet në progres-raportin në fjalë, ku forca të policisë, në kundërshtim me ligjin, urdhëruan të dëbonin gazetarët dhe stafin e saj, megjithëse ambientet ku ata punonin ishin marrë me qira për 20 vjet, me kontratë të rregullt dhe të ligjshme", thotë deklarata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›