E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anan: Siria garantoi armëpushimin

Kofi Anan

Kam marrë garanci nga qeveria siriane se do të respektohet armëpushimi, ka thënë ndërmjetësi i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë .

Kofi Anan ka theksuar se përdorimi i mëtejshëm i armëve në konflikt do të jetë karastrofik dhe do të ketë pasoja të paimagjinueshme.

Nëse të gjitha palët do ta respektojnë armëpushimin, besoj se nga ora 06:00 e mëngjesit të sotëm do të shohim përmirësim të kushteve në terren, ka thënë Anan gjatë vizitës së tij në Teheran. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›