E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anan kërkon armëpushim të menjëhershëm në Siri

Zëdhënësi i Ananit, Ahmed Faëzi, tha për reporterët se “afati i fundit është tani”.

Plani i paqes i Ananit, të cilin qeveria e Asadit e pranoi të martën, bën thirrje për një armëpushim nga të gjitha palët, të mbikëqyrur nga OKB-ja.

Por, aktivistët thonë se forcat qeveritare kanë luftuar me rebelët e armatosur në veri-perëndim të provincës së Idlibid dhe kanë vazhduar të bombardojnë qytetin e Homsit.

Dy persona janë vrarë nga snajperët qeveritarë në Homs dhe në Idlib, teksa dy të tjerë janë qëlluar për vdekje teksa ndodheshin në pjesë rurale të Homsit.

“BBC” thotë se sipas raportimeve, të paktën 20 persona janë vrarë në përleshjet anekënd vendit të enjten.

Plani i paqes gjashtë pikësh i Ananit:

1. Procesi politik i Sirisë duhet t’u adresohet aspiratave dhe shqetësimeve të popullit sirian.

2. Armëpushim në të gjitha format dhe i të gjitha palëve, nën mbikëqyrjen e OKB-së.

3. Të gjitha palët duhet të sigurojnë asistencën humanitare në të gjitha pjesët e prekura nga luftimet, dhe të implementojnë një armëpushim të përditshëm prej dy orësh për futjen e ndihmave humanitare.

4. Autoritetet duhet të ritmin dhe shkallën e lirimit të personave të burgosur në mënyrë arbitrare.

5. Autoritetet duhet të sigurojnë lirinë e lëvizjes së gazetarëve në cdo cep të vendit.

6. Autoritetet duhet të respektojnë lirinë e shoqërimit dhe të drejtën e demonstrimit në mënyrë paqësore.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-03-30 15:17
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›